Sllaveski: Taksa progresive do të thotë rritje të ekonomisë së zezë
Ministria e Financave me tatime progresive vendosi të kundërshtojë të gjithë komunitetin e biznesit që kërkoi vonesë prej së paku 5 vitesh të rritjes së taksave për shkak të pasojave jashtëzakonisht të dëmshme që do të shkaktonte për sektorin e biznesit, tha për konferencën për shtyp anëtari i OBRM-PDUKM-së, Trajko Sllaveski, i cili është gjithashtu një ish-ministër i financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Jo vetëm që do të goditet sektori i biznesit gjegjësisht ndërmarrjet në Republikën e Maqedonisë, rritja e taksës do të ndikojë drejtpërsëdrejti në pagat e punonjësve që do të preken nga kjo masë, sepse në sistemin në të cilin paga bruto paguhet punëdhënësit nuk do të jenë të gatshëm të rrisin pagat në kurriz të rritjes së taksave dhe kjo nënkupton uljen e pagave të të punësuarve”, tha Sllaveski.
Pas futjes së taksimit progresiv, Sllaveski pret presion mbi kompanitë që të rrisin çmimet për shkak të rritjes së kostove të punës, e cila do të rrisë normën e inflacionit. Për më tepër, rritja e tatimit mbi të ardhurat personale thjesht nënkupton paga neto më të ulëta sepse kjo do të thotë se punëdhënësit nuk do të mbajnë barrën shtesë fiskale. Sllaveski thotë se taksat në rritje, çka është shumë e rëndësishme, gjithashtu do të thotë rritje e evazionit fiskal.
Ai kujton se dhe grupacioni Maqedonia 2025, për të cilën biznesmenët e Maqedonisë ose biznesmenët nga jashtë që kanë preardhje nga Republika e Maqedonisë, nuk pajtohen me taksimin progresiv, ku sipas tyre mund të zvogëlojë numrin e të punësuarve dhe të reduktojë investimet e ardhshme.
Për paralajmërimin e ndryshimeve në sistemin pensional, Sllaveski tha se bëhet fjalë për “ndryshime kozmetike”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haradinaj në Malishevë: Kurti po sillet si bukëpërmbysës
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
BDI: Qeveria e partive me 1 për qind mbështetje ka kthyer mbrapsht çdo arritje historike me Kosovën
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite