Pas akuzave të deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka theksuar se se organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit, ku një akuzë specifike e ka bërë në adresë të motrës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci.
Haxhiu në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se organizata e motrës së deputetes Nagavcit, e cila po iu bën ftesë mësimdhënësve që të kryejnë këto trajnime, po përfiton padrejtësisht nga mësimdhënësit.
Por, kundër këtyre pretendimeve ka reaguar deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se deputetja Haxhiu ka shpifur dhe gënjyer publikisht për angazhimet e saj.
Ajo në profilin e saj në Facebook ka theksuar se për ata që nuk e njohin dhe për opinionin e gjërë, ka më shumë se njëzet vite sipas saj, që punon në fushën e arsimit në pozita të ndryshme dhe më shumë se dhjetë vite që është e angazhuar në trajnime, konsulenca e bashkëpunime tjera profesionale me institucione dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
“Shpifjet e Haxhiut ndaj LV-së dhe neve deputetëve të saj paskan qenë disa dhe të orkestruara, por është e kotë. Situata është e qartë, në përpjekjet për të ndihmuar PDK-në në mbrojtjen e presidentit Thaçi, AAK dhe partit në koalicion po mbeten gjithnjë e më shumë të varura në vullnetin e Listës Serbe . Kur s’mund e s’dini të punoni për përgjegjësitë që keni, merreni me shpifje, keqpërdorim e abuzim”, ka shtuar Haxhiu.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Nagavcit:
Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu paska keqpërdorur foltoren për të shpifur dhe gënjyer publikisht për mua dhe angazhimet e mia profesionale.
E tëra që mund të them për zonjën në fjalë është se më vjen keq të shoh se si ajo është edhe anëtare e Komisionit për Arsim, duke qenë krejtësisht jo kompetente e injorante në çështjet e arsimit e poashtu aspak profesionale apo e kujdesshme në aspektin etik.
Për ata që nuk më njohin dhe për opinionin e gjerë mund të deklaroj se unë kam më shumë se njëzet vite që punoj në fushën e arsimit në pozita të ndryshme dhe më shumë se dhjetë vite që jam e angazhuar në trajnime, konsulenca e bashkëpunime tjera profesionale me institucione dhe organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Gjatë gjithë këtyre viteve kam pasur kënaqësinë e bashkëpunimit me institucione e organizata shumë kredibile dhe kompetente në fushën e arsimit siç janë: KulturKontakt (Austria); Këshilli i Evropës / Drejtoria për Qytetari dhe Pjesëmarrje Demokratike / Departamenti i Edukimit; GIZ / CDBE ; Pearson; KEC (Qendra për Arsim e Kosovës); GIZ IS & EU; BEP/USAID; MASHT; KRCT; KCIC; DRIT’ ; KEC; KAHCR; CIVITAS KOSOVA etj.
Angazhimet dhe bashkëpunimet e mia me këto organizata janë shumë profesionale dhe kanë ndodhur për shkak se jam e kualifikuar dhe certifikuar, e atë edhe me shumë certifikata ndërkombëtare.
Gjithnjë në punën time, kam respektuar plotësisht kërkesat profesionale, ligjore e etike, kam dhënë maksimumin tim, kam fituar përvoja të mira nga bashkëpunimet me kolegët dhe shumë mikesha e miq të mirë. Andaj dhe do të vazhdoj angazhimin tim profesional, duke dhënë kontributin tim sado modest në përmirësimin e cilësisë në arsim, ku rezultatet i kemi shumë të ulëta.
Edhe këtë fundjavë bashkë me shumë kolegë do të jemi të angazhuar në trajnimet e organizuara nga KulturKontakt Austria dhe MASHT, e gjatë fundjavave tjera të muajit në angazhime me trajnimet për Udhëheqje Arsimore dhe në punëtorinë e organizuara nga Këshilli i Evropës.
Unë do të vazhdoj punën dhe do të jap kontributin tim për përmirësimin e cilësisë në arsim, fatkeqësisht ka dhe të tillë që kanë zgjedhur që me shpifje, e dërdëllisje të mundohen të largojnë vëmendjen nga keqpërdorimet e shumta të qeverisë e pushtetit. Fundja këtu dhe nuk mund të ndihmoj shumë, secili punon, flet e vepron aq sa di e si është i edukuar.
Po të ishte e interesuar zonja Haxhiu, mund të pyeste për çfarëdo pyetje që ka pasur, mua ose organizatën apo thënë më mire organizatat me të cilat unë bashkëpunoj, mund të pyeste dhe mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e trajnimeve, por duket se qëllimet e saj janë tjera e të vetmen gjë që ajo e din është se foltorja e kuvendit i jep imunitet, andaj dhe e keqpërdorë atë, përndryshe nuk do të guxonte të bënte deklarata të tilla jashtë Kuvendit, pasi do të paditej për shpifje dhe do të paguante për shpifjet e saj.
Dhe në seancën e sotme, shpifjet ndaj LV-së dhe neve deputetëve të saj paskan qenë disa dhe të orkestruara, por është e kotë. Situata është e qartë, në përpjekjet për të ndihmuar PDK-në në mbrojtjen e presidentit Thaçi, AAK dhe partitë në koalicion po mbeten gjithnjë e më shumë të varura në vullnetin e Listës Serbe. Kur s’mund e s’dini të punoni për përgjegjësitë që keni, mirreni me shpifje, keqpërdorime e abuzim.
Ndryshe, Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka deklaruar se organizatat joqeveritare po plaçkitin mësimdhënësit.
Sipas saj, rreth 1 milionë euro për vjet ministria ndan buxhet për trajnime, e në anën tjetër bëhen ftesë publike që edhe zonja Nagavci i qon ftesa publikisht kandidatëve, mësimdhënësve, publikisht i fton të paraqiten sa më parë për shkak të numrit të kufizuar për këto trajnime.
“Pra, organizata që udhëhiqet nga Krenare Leshi që është motra e zonjës Nagavci, por unë i kam fakte që zonja Nagavci para tri dite ftesë publike i dërgon duke i thënë se duhet të vinë për shkak të numrit të kufizuar, pra mësimdhënësit po plaçkiten dhe po detyrohen të kryejnë trajnimeve”, ka theksuar Haxhiu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë