LAJMI I FUNDIT:

Buzëqesh Spalletti, Nainggolan rikthehet me Barcelonën

Buzëqesh Spalletti, Nainggolan rikthehet me Barcelonën
Radja Nainggolan (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan thuhet se është afër rikthimit nga lëndimi dhe mund të jetë në skuadër për përballjen me Barcelonën.

Belgu u detyrua të largohej pas një dëmtimi të kyçit në Derby della Madonnina kundër Milanit në një duel me Lucas Biglian.

Ky lëndim e detyroi atë të humbasë udhëtimin në Camp Nou, si dhe ndeshjen e Lazios të hënën mbrëma.


Megjithatë, lëndimi i yllit belg po shkon drejt fundit dhe ai pritet të rikthehet shpejt në fushat e blerta.

Sipas mediumit italian Sky, Nainggolan po shërohet mirë dhe është shumë afër të jetë përsëri në urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti.

Nainggolan gjatë duelit me Biglian (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Nerazzurrët nuk do ta rrezikojnë atë kundër Genoas këtë fundjavë, por mendohet se ai mund të përfshihet për t’u përballur me Barçën në mesjavë.

Edhe ylli i Blaugranëve, Lionel Messi gjithashtu u kthye në stërvitje këtë javë dhe ka një shans të vogël për të qenë gati për ndeshjen në Giuseppe Meazza.

Ndryshe, ndeshja mes Interit dhe Barcelonës zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00 dhe është e vlefshme për Grupin B. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori