LAJMI I FUNDIT:

MPB ka ngritur padi penale kundër Ljuben Arnaudovit

MPB ka ngritur padi penale kundër Ljuben Arnaudovit

Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale kundër deputetit të opozitës nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ljuben Arnaudov, për punë të pakujdesshme gjersa ishte i ngarkua me detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Spitalin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SPB e Ohrit ka ngritur padi penale kundër O.L. (50) nga Struga, shef i departamentit për tregti dhe blerje publike në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “abuzim me pozitën zyrtare dhe kompetencat”, kundër M. K. (59) nga Ohri, ndihmës drejtor për çështjet ekonomike dhe kundër L.A. (60) nga Ohri, ish-u.d. drejtor në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit për shkak të dyshimit për kryerjen veprës penale “punë të pakujdesshme gjatë shërbimit”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Përkatësisht, me planin vjetor të vitit 2015 janë miratuar 1.8 milionë denarë për furnizimin e zyrave me materiale, por O.L. ka bërë marrëveshje për dy milionë denarë. Pas zbatimit të blerjes publike, 386.346 denarë janë shpenzuar më shumë se nga shuma e parashikuar, ndërsa të akuzuarit e dytë dhe të tretë kanë lejuar që ato të paguhen./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”

Aksident trafiku te “Kroni i Mbretit”

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Zëvendësministri i reagon Bajramit: Doracakët për edukimin seksual u miratuan kur ti ishe ministre e Arsimit

Lajme
Kalo në kategori