LAJMI I FUNDIT:

Përse njerëzit vendosin të qëndrojnë në një lidhje që s’janë të lumtur

Përse njerëzit vendosin të qëndrojnë në një lidhje që s’janë të lumtur

Kur një lidhje fillon të ketë probleme, nuk është aq e thjeshtë sa të lini çdo gjë mënjanë dhe të hiqni dorë.

Qëndrimi në një lidhje të palumtur mund t’ju duket gjë e kotë dhe budallaqe, por nuk është e zakonshme – madje ka edhe arsye shkencore se përse kjo ndodh, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e universitetit Utah pohojnë se njerëzit qëndrojnë në lidhje romantike për shkak se ndihen që personi tjetër është shumë i varur në ta, ndërkaq nuk kanë guxim të mjaftueshëm të heqin dorë nga lidhja e palumtur shkaku i zemërgjerësisë apo mëshirës.


Më herët, hulumtimet e kanë ndërlidhur qëndrimin në një lidhje të palumtur me nevoja egoiste, siç është frika për të mos mbetur vetëm ose frika se nuk e gjeni ndonjë partner tjetër.

Sidoqoftë, zbulimet e reja zbulojnë se njerëzit janë shumë më të mëshirshëm kur është fjala për të konsideruar ndarjen.

I publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, studimi zbulon se aq më shumë që një person beson që është i varur partneri, aq më pak janë të prirë ta iniciojnë ndarjen – gjë e cila na bën të kuptojmë se njerëzit qëndrojnë në lidhje të pakënaqshme për hatër të nevojave të partnerit sesa të tyre.

Por, pavarësisht këtyre studimeve, psikologia Madeleine Mason Roantree, e cila merret me çiftet që janë në faza të krizës në lidhjen e tyre, argumenton se frika e të mbeturit vetëm është arsyeja më e zakonshme se përse njerëzit preferojnë të mbesin në një lidhje të palumtur. /Telegrafi/