LAJMI I FUNDIT:

Trump viziton sinagogën ku u vranë 11 vetë, pritet me protesta

Trump viziton sinagogën ku u vranë 11 vetë, pritet me protesta

Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi këtë të martë sinagogën në Pittsburgh, aty ku 11 persona u qëlluan për vdekje gjatë fundjavës në vazhdën e një sulmi me tipare antisemitike, ndërkohë që më shumë se 1.000 protestues ishin mbledhur aty pranë për ta bërë të qartë se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i mirëpritur.

Duke mbajtur slogane, protestuesit ishin mbledhur pranë sinagogës “Pema e jetës”, ku ndodhi masakra e së shtunës.


Trump, i shoqëruar nga bashkëshortja Melania, sikurse edhe nga e bija Ivanka dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Jared Kushner, me këtë të fundit që është hebre, ishte aty për të ndezur nga një qiri për secilën prej 11 viktimave, të vrarë gjatë shërbesës së quajtur “Shabbat”.

Vizita kontroverse e tij vjen pasi vajtuesit u mblodhën në sinagogat aty pranë dhe iu bashkuan procesioneve në rrugë, në funeralet e parë për disa prej viktimave të sulmit më vdekjeprurës antisemitik në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara.

Shërbesa për vëllezërit Cecil dhe David Rosenthal, që të dy rreth të 50-ave, ishte e para në nder të atyre që u vranë, në atë që ishte një krim nga urrejtja, përcjell tch.

Shërbesat për doktorin 66-vjeçar, Jerry Rabinowitz, dhe 71-vjeçarin Daniel Stein vijuan më tej në Pittsburg, ku dhjetëra banorë protestuan kundër vizitës së Trumpit.

I dyshuari Robert Bowers përballet me mbi 20 akuza të lidhura me gjakderdhjen te “Pema e jetës”. 46-vjeçari raportohet t’u ketë thënë policëve, pasi u kap, se “thjesht donte të vriste hebrenjtë”, teksa pretendonte përmes medieve sociale se hebrenjtë po ndihmonin të lëviznin karvanet me refugjatë nga Amerika Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara, e duke i quajtur emigrantët “pushtues”.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori