Simptomat e gripit mund të shkaktojnë shumë komplikime, duke u nisur nga ethet dhe kolli deri te dhimbjet e fytit, kongjestion hundor, etj. Por ka disa mënyra që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
Përshkrimet e ilaçeve antivirale mund të lehtësojnë gripin pasi një kohe të shkurtë sa jeni ndjerë të sëmurë, transmeton Telegrafi.
Por, në shumë raste ilaçet e thjeshta shtëpiake mund të jetë gjithë çka ju duhet për t’i hequr qafe simptomat e gripit.
Pini lëngje
Gripi mund t’ju dehidrojë, sidomos nëse keni të vjella dhe diarre. Kështu që sigurohuni të merrni lëngje të mjaftueshme. Konsumimi i ujit është në rregull. Frutat e lëngshëm dhe pijet elektrolitike janë të nevojshëm gjithashtu. Duhet të qëndroni larg pijeve me kafeinë, sepse kafeina është diuretike. Çajrat verbal me mjaltë mund t’i zbusin dhembjet e fytit.
Si mund të siguroheni që jeni duke marrë lëngje të mjaftueshme? Urina juaj duhet të jetë e verdhë e hapur, gati pa ngjyrë.
Alkool, a guxoni të pini? Në asnjë mënyrë. “Kur jeni me grip, gjëja e fundit që duhet të bëni është të pini alkool,” thotë William Schaffner, kryetar i mjekësisë preventive në Vanderbilt University School of Medicine in Nashaville, Tenn. “Ju bënë të jeni të përgjumur, si dhe gripi e bënë të njëjtën.
Pini supë
Për shumë gjenerata, prindërit u kanë shërbyer supë të pulës fëmijëve që ishin të ftohur dhe me grip. Por a kishin mamatë të drejtë? Ka mundësi. Një studim i publikuar në gazetën Chest ka treguar se supa e pulës mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të infeksioneve të traktit respirator, siç është gripi.
Dëgjojeni çka ju thotë trupi
Nëse është duke ju thënë që nuk duhet të bëni ushtrime, atëherë mos bëni. Nëse është duke ju bërë thirrje që të rrini gjithë ditën në shtrat, bëjeni. Pushimi është “një mënyrë e mbështetjes së gjendjes trupore për të luftuar me infektimin”, thotë Blackwelder. Mos e anashkaloni gjumin e natës. Gjumi i mirë ndihmon që sistemi i imunitetit të punojë më mirë, kështu që është e rëndësishme që të bëni 8 orë gjumë.
Shpërlajeni gojë me ujë të kriposur
Shpëlarja e gojës me ujë dhe kripë mund t’ju ndihmoj që të hiqni qafe mukozën e trashë që mblidhet mbrapa në fyt, sidomos pasi që të shtriheni. Gjithashtu mund t’ju ndihmoj t’i zhbllokoni veshët e mbyllur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës