LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Pajtimi nuk do të thotë edhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor (Video)

Kostadinov: Pajtimi nuk do të thotë edhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor (Video)

Deputeti i LSDM-së dhe koalicionit, Kostadin Kostadinov u përgjigj në pyetjen e gazetarit se cili do të jetë pozicioni i grupit të deputetëve të LSDM-së për Ligjin për amnisti që nesër do ta sjell OBRM-PDUKM-ja në procedurë të shkurtuar.

“Propozimi i kryesisë anti-perëndimor të OBRM-PDUKM-së, është ndërhyrje brutale në gjyqësi. Si parti përgjegjëse dhe shtetformuese jemi që ta respektojmë principin e shtetit të së drejtës dhe në këtë drejtim mund të flasim për shtrirje të dorës, mund të flasim për pajtim, por në asnjë mënyrë nuk mund të flasim për amnisti, që de-fakto është ndërhyrje në sistemin gjyqësor”./Telegrafi/