LAJMI I FUNDIT:

Zaharova: Rusia nuk ndërhyri në punët e brendshme të Maqedonisë

Zaharova: Rusia nuk ndërhyri në punët e brendshme të Maqedonisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova deklaroi se “pavarësisht të akuzave të përfaqësuesve të ShBA-ve në llogari të Rusisë, Moska nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë, por këtë e bëri Washingtoni”,

“Përsëri dëgjohen akuza në llogari të Moskës për ndërhyrje në proceset e brendshme në Maqedoni. Atë që Matthew Palmer e tha në Shkup, për ndërhyrjen e Rusisë është qesharake. Dëshirojmë të përkujtojmë se më 19 tetor, ShBA-ja dhe jo Rusia, me ndihmën e metodave të pandershme, shantazheve, kanosjeve dhe blerjen e deputetëve, e shtynë në Kuvendin e Maqedonisë vendimin për fillimin e procedurës së re për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Ambasadori amerikan në Shkup ishte në ndërtesën e Kuvendit dhe menaxhoi me këto procese”, tha Zaharova, përcjell Telegrafi Maqedoni


Ajo ceku se kundër marrëveshjes së Prespës nuk është Rusia, por vet votuesit e Maqedonisë të cilët e thanë qëndrimin e tyre në referendumin e 30 shtatorit.

Përfaqësuesi i lartë amerikan, Matthew Palmer, paraprakisht e kritikoi Rusinë për ndërhyrje në proceset në Maqedoni dhe i bëri apel pozitës në Kuvend t’i miratojë ndryshimet kushtetuese, duke e quajtur këtë rast si të vetëm, i cili nuk do të përsëritet më./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori