LAJMI I FUNDIT:

Alarmohet Kremlini: Baza ajrore ruse është sulmuar nga 13 dronë amerikanë

Alarmohet Kremlini: Baza ajrore ruse është sulmuar nga 13 dronë amerikanë

Rusia ka akuzuar ushtrinë amerikane për lëshimin e dronëve nga një aeroplan i zbulimit Poseidon-8 që po patrullonte Detin Mesdhe pranë vendit të shkatërruar nga lufta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke operuar nga një ekuipazh i vetëm, 13 dronët nisën një sulm mbi bazën ajrore Hmeymim, qendra kryesore strategjike e operacionit të Rusisë në luftën civile siriane.


Ministri i mbrojtjes i Rusisë, Aleksandër Fomin, tha se avionët “filluan të operonin jashtë hapësirës”, por u shkatërruan pas “depërtimit” në bazë, pranë qytetit të Latakisë në Hmeimim.

Ndërsa Dimitri Peskov, zëdhënësi zyrtar i presidentit Vladimir Putin, tha se ai ishte “alarmuar” nga raportet se sulmi me dronë u koordinua nga ushtria amerikane.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump të diskutojnë akuzat gjatë takimit të tyre të ardhshëm, të planifikuar për 11 nëntor në Paris.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ende nuk ka komentuar mbi pohimet e bëra nga ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Sulmi i dyshuar mbi bazën ajrore Hmeimim, ku forcat ajrore ruse po mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad në luftën civile, ndodhën më 6 janar të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori