LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Do të na mungojë Messi, ndaj Interit duhet të jemi të përqendruar deri në minutën e fundit

Valverde: Do të na mungojë Messi, ndaj Interit duhet të jemi të përqendruar deri në minutën e fundit
Ernesto Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka paralajmëruar skuadrën e tij që të jetë e përqendruar deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Blaugranët janë nikoqirë të Interit në Campo Nou, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Ernesto Valverde (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Nerazzurrët janë bërë specialistë të golave të vonshëm, ndërsa një të tillë e shënoi Mauro Icardi në fitoren e fundjavës ndaj Milanit në Derby della Madonnina.


“Duhet të luajmë pa Messin dhe ai do të na mungojë”, ka pranuar Valverde për RAI Sport.

“Ne duhet të luajmë më ndryshe, sepse askush nuk e ka atë që e posedon Messin”.

Barca do të luajë pa Messin ndaj Interit (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Një tjetër gjë që duhet ta kemi në mendje është se Interi është i rrezikshëm deri në minutën e 90-të, prandaj e dimë se nuk mund të relaksohemi deri në fishkëllimën e fundit”.

“Sa i përket Interit, ajo që ka ndodhur me Tottenhamin, Sampdoriand he Milanin, na bën të kuptojmë se duhet të luftojmë deri në fund”, ka shtuar trajneri i Barcës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Ronaldo parashikon katër futbollistët që mund ta fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Ndërkombëtare
Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

Te Barcelona zbulojnë arsyen pse nuk e transferuan Nico Williamsin

La Liga
Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Zbulohen prapaskenat, Kylian Mbappe kishte marrëveshje me Liverpoolin

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori