LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Duhet të mësojmë nga historia, për të ecur përpara

Zaev: Duhet të mësojmë nga historia, për të ecur përpara

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, me rastin e festës së 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, ka uruar qytetarët e vendit duke thënë se pengesat e ardhshme për paqe, stabilitet dhe jetë më të mirë duhet të tejkalohen së bashku.

“Guximi në luftën revolucionare maqedonase, është motiv që sot na udhëheq drejt rrugës për të arritur qëllimet tona kombëtare. Mësojmë nga historia dhe hapërojmë fuqishëm dhe me guxim drejt të ardhmes. E kemi shtrirë dorën e faljes me fqinjët tanë, do ta shtrijmë dorën edhe brenda, që është tipar i kombeve të mëdha”, thotë Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se patriotizëm në rast festash është të ndërtosh të ardhmen e gjeneratave të reja.


“Patriotizëm është ta bësh shtetin të njihet nga të gjithë, shtet për të cilin do të jemi krenar dhe për të cilin do ta flijojmë edhe veten”, thekson kryeministri./Telegrafi/