LAJMI I FUNDIT:

Ismajloska-Starova: Nuk pendohem që votova për ndryshimet kushtetuese

Ismajloska-Starova: Nuk pendohem që votova për ndryshimet kushtetuese

Ish-deputetja e OBRM-PDUKMsë, Nola Ismajloska-Starova, për “Makfaks” tha se nuk pendohet që votoi për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa mbështetjen më të madhe, siç thotë ajo, e mori nga anëtarët e partisë së saj. Ismajloska-Starova thotë se, ka vepruar sipas bindjeve të saj dhe i hedh poshtë pretendimet se ajo ka marrë kërcënime për të votuar.

“Kam votuar për hapjen e Kushtetutës, pikërisht për të kontribuar në përmirësimin e zgjidhjeve dhe për të ndihmuar procesin. Unë veprova sipas bindjeve të mija. Mbështetja që ka ardhur haptazi nga një numër i madh qytetarësh, si dhe nga faktori ndërkombëtar, është një moment që ne duhet të përpiqemi që ta shfrytëzojmë në favorin tonë, për atdheun tonë. Unë me përgjegjësi i hedh poshtë akuzat për disa kërcënime ndaj meje gjatë marrjes së vendimit në Kuvendin e Maqedonisë. Veprimet e mia nxiten vetëm nga dëshira për prosperitetin e Maqedonisë”, tha Ismajloska-Starova.

OBRM-PDUKM kërkon nga Nola Ismajloska që ta kthej mandatin e deputetit
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon nga Nola Ismajloska që ta kthej mandatin e deputetit

Deputetja nuk ka dashur të komentojë vendimin e OBRM-PDUKM-së përjashtim nga partia, por thotë se është e bindur për faktin se ajo kontribuoi për një të ardhme më të mirë për vendin./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori