LAJMI I FUNDIT:

Lopetegui: Shkarkimi nga Real Madridi? Gjëja e fundit që e mendoj

Lopetegui: Shkarkimi nga Real Madridi? Gjëja e fundit që e mendoj
Julen Lopetegui (Photo by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui këmbëngul se shkarkimi nga klubi është gjëja e fundit në mendjen e tij, pas humbjes 2-1 të së shtunës ndaj Levantes.

Real Madridi u befasua nga Levante duke u mposhtur në shtëpi dhe kjo ishte humbja e tretë nga katër ndeshje, ku ka edhe një barazim.


Kjo formë e dobët ka bërë që të lëkundet karrigia e trajnerit Lopetegui, i cili pas ndeshjes ka thënë se nuk i shkon në mendje shkarkimi nga klubi.

Tjetër humbje për kampionët e Evropës, i mposhtë edhe Levante në Santiago Bernabeu
Lexo po ashtu Tjetër humbje për kampionët e Evropës, i mposhtë edhe Levante në Santiago Bernabeu

“Tani për tani, kjo është gjëja e fundit në mendjen time”, ka thënë fillimisht Lopetegui pas ndeshjes.

E ardhmja e Lopeteguit nuk është aspak e sigurt te Reali!

“Ajo që dua është që djemtë të kthehen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të përgatiten mirë për ndeshjen tonë të ardhshme pas tri ditësh”.

“Futbolli varet nga golat dhe ne ndjehemi se kemi bërë gjithçka që duhej të bënim për të shënuar. Kishte shumë shanse për ta bërë këtë. Gjërat e çuditshme ndodhin, ky është futbolli”.

Real 1-2 Levante: Notat e lojtarëve, Bardhi në nivel
Lexo po ashtu Real 1-2 Levante: Notat e lojtarëve, Bardhi në nivel

“Ne sulmuam shumë dhe mirë, por kjo është e gjitha që mund të bëjmë. Mund ta ndryshojmë dinamikën vetëm duke fituar ndeshje. Kemi pasur më shumë se 30 përpjekje”.

“Kam më shumë frymë se kurrë për të vazhduar, sepse ekipi ka lënë gjithçka në fushë. Herët ose vonë do të shkojmë përpara”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori