LAJMI I FUNDIT:

Bayerni mposht Wolfsburgun në udhëtim dhe ngritet në tabelë

Bayerni mposht Wolfsburgun në udhëtim dhe ngritet në tabelë
Robert Lewandowski, Bayern Muenchen (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu ka arkëtuar pikë të plota në udhëtimin te Wolfsburgu, ku arriti fitore prej 3-1.

Pas gjysmë ore lojë, Robert Lewandowski e zhbllokoi rezultatin (30′), i asistuar nga Mats Hummels dhe me epërsi prej një goli, mysafirët shkuan në pushim.


Me të filluar gjysma e dytë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për skuadrën e Niko Kovac.

Në vazhdim, vizitorët mbetën me një lojtar më pak kë fushë, pasi Arjen Robben u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (57′).

Wout Weghorst e ngushtoi rezultatin me një gol për vendasit (63′), mirëpo James Rodriguez (72′) shoi çdo shpresë të Woflburgut për rikthim.

Me këtë fitore, Bayern Munichu ngritet në kuotën 16 pikëve, katër më pak se lideri Borussia Dortmund.

Vlen të theksohet se bavarezët kanë regjistruar pesë fitore një barazim dhe një humbje në këtë fillimsezoni.

Për Wolfsburgun, kjo ishte humbja e tretë sezonale në Bundesliga dhe numëron nëntë pikë në vend të 11-të në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Wolfsburgu luan si mysafir i Fortuna Duesseldorf, derisa Bayerni udhëton te Mainzi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori