LAJMI I FUNDIT:

U lëndua në stërvitje me Kosovën, Rashani dy javë jashtë fushave

U lëndua në stërvitje me Kosovën, Rashani dy javë jashtë fushave

Elbasan Rashani ka qenë i pafat në grumbullimin e fundit të Përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi nga Vushtrria erdhi në grumbullim në top formë pasi kishte shënuar shtatë gola në kampionatin norvegjez me skuadrën e tij ODD.

Edhe pse nuk luajti në ndeshjen ndaj Maltës në Prishtinë, në stërvitjen e radhës Rashani pësoi lëndim.


Kjo bëri që ai mos të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe në udhëtim ku Kosova barazoi 1-1.

Sulmuesi anësorë ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë dhe do të mbetet jashtë fushave për dy javë.

25-vjeçari do t’i mungojë skuadrës së tij në udhëtimin te skuadra Haugesund dhe në duelin tjetër ndaj Tromsos.

Rashani në 29 ndeshje këtë edicion me ODD-in, ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë shtatë asistime, por që ende nuk ka luajtur në Ligën e Kombeve me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori