LAJMI I FUNDIT:

Flet ish-deputetja që nuk e kishte votuar ligjin për gratë e dhunuara, Lama: S’kishte buxhet (Video)

Flet ish-deputetja që nuk e kishte votuar ligjin për gratë e dhunuara, Lama: S’kishte buxhet (Video)

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sevdije Lama, e cila në vitin 2013 kishte votuar kundër projektligjit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale, ka një arsyetim  për një veprim të tillë.

Në vitin 2013 disa deputetë të Kosovës kishin votuar kundër ligjit për gratë e dhunuara.

Në listën e cila qarkulloi gjatë ditës në media, bëjnë pjesë 29 deputetë që ishin kundër këtij ligji.


Ani pse po quhen turpi i Kosovës, ish-deputetja Sevdije Lama që nuk e kishte votuar këtë ligj e që në atë kohë bënte pjesë në komisionin për buxhet dhe financa, thotë se mungesa e buxhetit  ka pamundësuar votimin për këtë ligj.

“Në kohën kur ka ardhur ligji në komisionin për buxhet dhe financa, në atë kohë unë kam qenë anëtare e komisionit, kemi marrë vendimin si komision për me votuar kundër për arsye të financave, sepse nuk ka pasur kosto të caktuar të saktë buxhetore. Përpos asaj, nuk qenë edhe listat e kompletuara dhe nuk kemi pasur mundësi të fusim në buxhetin e vitit pasardhës, këtë kategori”, tha për RTV Dukagjinin ish-deputetja Sevdije Lama.

Lama gjithashtu shtoi se kjo kategori do të duhej të kishte listat e kompletuara dhe të funksiononte sikurse ajo e  ish të burgosurve politikë.

“Nëse mund të marrim shembullin e ish të burgosurve politik, i kemi kompletuar listat me të gjithë ish të burgosurit politik dhe ka dalë një projekt pesë vjeçar që më pas janë futur në linjat buxhetore dhe sot e asaj dite ajo kategori paguhet, njëjtë është dashur edhe me gratë e dhunuara”, tha Sevdije Lama.

Deputetë të tjerë që nuk e votuan ligjin janë edhe Blerta Deliu, Salihe Mustafa, Safete Hadërgjonaj, Elmi Reqica, Zenun Pajaziti, Bekim Haxhiu, Adem Grabovci, Shaip Muja, e deputetë të tjerë si dhe deputetët e Listës Serbe./Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/1133123883509011/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori