LAJMI I FUNDIT:

Kaqusha Jashari: As me shqelma nuk mund të më largojnë nga PSD

Kaqusha Jashari: As me shqelma nuk mund të më largojnë nga PSD

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari, ka përgënjeshtruar fjalët se ajo është larguar nga PSD-ja.

Në një prononcim për ‘kallxo’ Kaqusha Jashari e ka quajtur “rrenë” lajmin e përhapur nga një zyrtar i PSD-së për largimin e saj.


“Kjo është rrenë. Si mund të largohem nga PSD-ja, e cila është një parti që e kam formuar vet. As me shkelma nuk mund të më largojnë nga PSD. Jemi parti e fuqishme me 12 deputetë në Kuvend”, tha Jashari.

Kreshnik Husaj, ish-kryetar i degës së PSD-së në Pejë, ka thënë se “socialdemokratët e Kaqusha Jasharit” janë larguar nga PSD-ja dhe kanë themeluar partinë Ora Socialdemokrate.

“Socialdemokratët e vjetër të PSD-së ikin nga Partia Social Demokrate e Shpend Ahmetit dhe bashkohen për themelimin e një subjekti të ri me emrin ORA Socialdemokrate”, ka deklaruar Husaj.

“PSD-ja nuk e ka më frymën socialdemokrate që e kishte para se të bëhej Shpend Ahmeti kryetar, tashi ka ndryshuar fryma socialdemokrate, ne nuk funksionojmë në stilin komunist, por jemi parti e qendrës së majtë që veprohet sipas standardit socialdemokrat”, ka shkruar Kreshnik Husaj në profilin e tij në “Facebook”.

Husajn Kaqusha Jashari e ka quajtur “dallaverxhi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori