LAJMI I FUNDIT:

Plagoset me armë zjarri një banor i Saraqinës në Tetovë

Plagoset me armë zjarri një banor i Saraqinës në Tetovë

Q.E (56) nga fshati Saraqinë i Tetovës është plagosur me plumb në gjurin e djathtë pasi dje drejt tij me pistoletë ka shtënë bashkëfshatari i tij P.P (33).

Sipas denoncimit në polici, incidenti i armatosur ka ndodhur dje rreth orës 07:30 me ç’rast P.P derisa ka lëvizur me makinën e tij “Golf” me targa të Tetovës nga pistoleta ka shtënë dy plumba drejt Q.E, i cili ka ecur në këmbë në afërsi të shtëpisë së tij. Njëri nga plumbat e ka goditur Q.E në gjurin e djathtë, ndërsa P.P me automjetin është larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“I lënduari Q.E me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe është mbajtur në mjekim të mëtejshëm. Pas autorizimit të prokurorit publik ekspertizë në vendin e ngjarje ka kryer ekip i SPB Tetovë. Në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhojë e kalibrit 7,65 milimetra që është dërguar për ekspertizë”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se po ndërmarrin masa për gjetjen e personit P.P dhe për ndriçim të plotë të rastit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori