LAJMI I FUNDIT:

Kançevska-Milevska: Liderët të ulën në një tryezë dhe të bisedojnë

Kançevska-Milevska: Liderët të ulën në një tryezë dhe të bisedojnë

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Elizabeta Kançevska Milevska, bëri thirrje për një tryezë të përbashkët për t’u ulur në drejtuesit e të dyja partive, sepse, siç tha ajo, “nevojitet një konsensus dhe një zgjidhje e qëndrueshme, që mund të sigurohet me ndryshime thelbësore në disa nga gjërat në marrëveshje”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Udhëheqësit duhet të shtyjnë përpara dhe të ndihmojnë këtë proces, është përgjegjësia e tyre e madhe për vendin që të mos mbetet i izoluar dhe për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë të pakushtëzuar”, tha Kançevska Milevska.

Nëse nuk i pranojmë gabimet as njëra dhe as tjetra nuk do të shkojmë përpara.


Patrioti për mua, ai që mendon për të ardhmen e shtetit, në mënyrë aktive jep propozime për zgjidhje dhe merr pjesë në to”, tha Kançevska.

Kançevska tha se ishte “e pandershme” që të zhvendoste e gjithë përgjegjësia tek deputetët të cilët nuk kishin mandatin për t’iu qasur ndryshimit të emrit kushtetues sepse ata u betuan se do ta respektonin Kushtetutën./Telegrafi/