LAJMI I FUNDIT:

Schuster: Reali nuk duhet të sjell lojtar në janar, nuk shiten futbollistët kualitativ në dimër

Schuster: Reali nuk duhet të sjell lojtar në janar, nuk shiten futbollistët kualitativ në dimër

Bernd Schuster thotë se Real Madridi nuk duhet të ngutet që të transferojnë lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjermani që tashmë drejton klubin kinez të Dalian Yifangut, gjatë sezonit 2007/08 ka qenë trajner i madrilenëve


“Unë nuk do të nënshkruaja me asnjërin lojtar gjatë dimrit, sepse nëse dëshironi të sillni ndonjë yll apo lojtar që mendoni se do t’iu kryej punë, mendoj se ai klub që e lejon t’i largohet lojtari në këtë periudhë do të thotë se nuk është i dobishëm”, tha ai për shtypin spanjoll.

“Blerja e ndonjë lojtari që ka ritëm në klubin e vetë ka shumë vështirësi. Klubet nuk do të lejojnë lehtësisht që të largohet një sulmues që ka shënuar 20 gola me ekipin e tij”.

“Ajo që ndodh është se Ronaldo nuk ju garanton vetëm golat, por kundërshtarët në mënyrë të pandërgjegjshme ndryshojnë edhe mënyrën e lojës shkaku i prezencës së tij në fushë”.

“Ndonjëherë, një lider ju mungon në fushë. Madridi nuk e kishte atë në Moskë dhe kjo ishte shumë e dukshme, tha Schuster.

Ndryshe, Fabio Capello ditë më parë ka këshilluar kampionin evropian që ta transferojë sulmuesin e Interit, Mauro Icardit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori