LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se dëshmorit Sejdi Krelani nuk i është ndërruar varri

Konfirmohet se dëshmorit Sejdi Krelani nuk i është ndërruar varri

Varri i dëshmorit Sejdi Krelani nga Drenasi nuk është ndërruar, pas dyshimeve të ngritura kohë më parë nga një pjesë e mediave për ndërrimin e pllakës së heroit.

“Pas informatave në disa media rreth ndërrimit të varrit të heroit Sejdi Krelani nga Drenasi, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, sot është konfirmuar edhe zyrtarisht në praninë e familjes Krelani, kryetarit të Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Udhëheqësit të Njësisë së Komisionit, si dhe në praninë e kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, pas hapjes së varrit dhe verifikimit se të dhënat e heroit në arkivol janë po ato që janë të skalitura në epitafin e varrit të heroit Sejdi Krelani”, thuhet në njoftimin për media.

E rëndë, dyshohet se një dëshmori në Marinë i është ndërruar pllaka e varrit (Video)
Lexo po ashtu E rëndë, dyshohet se një dëshmori në Marinë i është ndërruar pllaka e varrit (Video)

Me këtë rast, kryetari Jashari ka shprehur mirënjohjen dhe respektin më të madh për të gjitha familjet e heronjve dhe dëshmorëve, për bashkëpunimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi aq të ndejshëm.


Ai gjithashtu ka falënderuar të gjitha institucionet e angazhuara në këtë proces, në veçanti gjatë këtyre tri ditëve në adresim të shqetësimeve të familjes Krelani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori