LAJMI I FUNDIT:

Maldini: Dua ta transferojë Ibrahimovicin në Milan

Maldini: Dua ta transferojë Ibrahimovicin në Milan
CAGLIARI, ITALY - SEPTEMBER 16: Paolo Maldini of Milan looks on during the serie A match between Cagliari and AC Milan at Sardegna Arena on September 16, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)

Ku ka fjalë ka edhe diçka të vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar Paolo Maldini.

Legjenda e Milanit ka folur për transferimin e mundshëm të Zlatan Ibrahimovicit në Milan.


Në fakt po bëhet fjalë për një rikthim të suedezit, pasi Ibrahimovic ka luajtur dy vite për Kuqezinjtë.

Maldini ka thënë se do të tentojë rikthimin e Ibrahimovicit në San Siro.

“Ideja për të rikthyer Ibrahimovicin te Milani ka lindur që në verën e kaluar. Nuk ka asgjë të keqe nëse afrojmë një kampion të madh si Zlatan, një futbollist me personalitet dhe një ikonë e futbollit”, ka deklaruar Maldini.

Zlatan Ibrahimovic sa ishte pjesë e Milanit. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

Ish-kapiteni legjendar i Milanit ka thënë se Ibrahimovic me Higuainin do të formonin një dyshe të frikshme.

“Një ekip që synon të shkojë larg kudo ku luan ka nevojë për lojtarë si Ibrahimovic. Ai do të formonte një dyshe sulmi të shkëlqyer me Higuain, duke nxjerrë në pah aftësitë e njëri-tjetrit”, tha Maldini.

Kësisoj Maldini konfirmoi se do të bëjë çmos për ta sjellë në Milano Ibrahimovicin.

Ibrahimovic ka një kontratë deri në vitin 2020 me LA Galaxy, ndërsa Milani synon që gjatë muajit të ardhshëm të ulet me menaxherin Mino Raiola për ta diskutuar rikthimin e Zlatanit në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori