LAJMI I FUNDIT:

Kroacia dhe Anglia ndahen qetësisht në paqe

Kroacia dhe Anglia ndahen qetësisht në paqe

Pa prezencën e shikuesve dhe në një qetësi të madhe, kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Anglisë kanë barazuar pa gola.

Një atmosferë e zymtë mbretëroi në stadiumin e Rijekës, ku dy kombëtaret u përplasën pas kampanjve të tyre solide në Kampionatin Botëror.


Pjesa e parë kaloi me dominim në posedim të Anglisë, por rastet i kishte Kroacia.

Së pari Kramaric, më pas Dier patën rastet, por nuk kishte gol në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë dyja skuadrat kërkuan të shënojnë, por përkundër dominimit të Anglisë, nuk kishte shënim.

Spanja i prin Grupit 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë, kurse Anglia dhe Kroacia kanë nga një pikë pas këtij barazimi. /Telegrafi/