LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Programi për Ekonomi Dixhitale të Kosovës, sektor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

Lluka: Programi për Ekonomi Dixhitale të Kosovës, sektor i rëndësishëm për zhvillimin e vendit

“Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) luan një rol të veçantë në zhvillimin e një ekonomie konkurruese të bazuar në dije dhe në inovacion. Kjo teknologji mundëson sigurimin e një cilësie më të lartë të jetës për qytetarët, ndihmon në lehtësimin dhe efikasitetin e proceseve të punës, e për më tepër edhe në rritjen e efektivitetit dhe transformimin e qeverisjes”.

Këto komente ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i bëri gjatë hapjes së edicionit të 7-të të KosICT, ku morëm pjesë Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues nga ambasadat e huaja në Kosovë.


Sipas një njoftimi, ministri Lluka, njoftoi pjesëmarrësit për hapat që ka marrë Ministria, si në rastin e lehtësirave doganore e fiskale që janë bërë me fokus të veçantë për këtë sektor, por edhe në hapat konkret për të zhvilluar infrastrukturën broadband në tërë Kosovën, rritjen e aftësive dixhitale si dhe për dixhitalizimin e ekonomisë së Kosovës.

Gjithashtu, Lluka tha se janë bërë përparime në përhapjen e broadbandit mobil siç janë shërbimet e teknologjive të reja si 3G, 4G/LTE. Ndërsa shtrirja e qasjes fikse në internet në Kosovë ka tejkaluar 90% .

Po ashtu, i pari i MZHE-së, ka folur edhe për projektet që janë aktuale si: Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës (KODE), shtrirja e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në zonat e pambuluara si dhe për mbështetjen nga Komisioni Evropian përmes fondeve të IPA II (3 milion euro), që ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për ekonominë digjitale dhe mbështetjen për bizneset digjitale – projekt ky që do të zbatohet nga viti 2019 deri 2021.

Ministri Lluka, u zotua që përkrahja e Ministrisë që ai drejton nuk do të mungoj dhe se Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), do të ketë kujdes të veçantë nga ana e Ministrisë. /Telegrafi/