LAJMI I FUNDIT:

Graçanica i fal tokë Fushë Kosovës, kryetari i kësaj komune thotë se bashkimi ishte kërkesë e banorëve (Video)

Graçanica i fal tokë Fushë Kosovës, kryetari i kësaj komune thotë se bashkimi ishte kërkesë e banorëve (Video)

Komuna e Gracanicës ia ka fal rreth 60 hektarë tokë komunës ë Fushë Kosovës.

Pjesë të fshatrave Uglarë dhe Preoc, e që janë rreth 60 hektar tokë, që deri më tash kanë qenë në kuadër të komunës së Graçanicës, me vendimin e Kuvendeve Komunale të te dyja komunave, tashmë ato pjesë do t’i takojnë Fushë Kosovës.

Fshati Uglarë ndahet në dy pjesë, atë që është e banuar me shumicë serbe, e që mbetet me komunën e Graçanicës, dhe pjesën e banuar me Shqiptar, që do t’i takoj Fushë Kosovës. Ndërsa, lagjja Marigona, e banuar me shqiptar, tash do t’i takoj Fushë Kosovës.


Banorët serb mbrapa kamerave i thënë RTV Dukagjinit, se nuk duan të jenë në pjesë e komunës së Fushë Kosovës. Nga ana tjetër, banorët shqiptarë thonë se e mirëpresin një vendim të tillë, ngase edhe gjeografikisht janë të lidhur më shumë me Fushë Kosovën.

“Besoj që më mirë kishte me qenë si më herët, të jemi me Fushë Kosovë, sepse e kemi më lehtë edhe me dokumentet”, thotë banori i Uglarit, Florim Isufi.

“Me Fushë Kosovë është më mirë, sepse rrugët nuk po i shtrojnë e as ndriçim natën nuk po kemi”, thotë banori tjetër Sabri Spahiu.

“Komunën e Fushë Kosovës e kemi larg 200 metër, ndërsa Graçanicën e kemi lerg 3.5 kilometër. Asnjëherë nuk kanë qenë nga Komuna e Graçanicës të shohim se si po jetojmë”, thotë një tjetër banor i Uglarit.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha thotë se këto pjesë edhe më herët i kanë takuar kësaj komune, prandaj sipas tij kjo ka qenë kërkesë e vetë banorëve atje, pasi Komuna e Graqanices, nuk ka investuar atje asgjë.

“Largësia e këtyre banorëve nga Fushë Kosova është shumë e vogël, ndërsa nga qendra e Graçanicës është larg. Qytetarët gjithmonë kanë bërë presion për të marrë shërbime nga Komuna e Fushë Kosovës”, thotë për RTV Dukagjin, Burim Berisha.

Ai shprehet se ky ligj tashmë do të shkoi në Ministrinë e Pushtetit Lokal për të dhënë vlerësimin Ligjor. Por se sipas tij prapë fjalën e fundit e ka Kuvendi i Kosovës.

“Ky vendim do të shkojë në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ata do të japin vlerësimin ligjor. Pasi ata do të japin vlerësimin ligjor, ne dy komunat do të bëjmë një dokument të përbashkët dhe do t’i dërgojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha Berisha, përcjell Telegrafi.

Berisha shprehet se Komuna që udhëheq, ka edhe pjesë të tjera që pretendon t’i marr, e që i takojnë Obiliqit, Lipjanit e Prishtinës.

Këto ndryshime kufijsh në nivel lokal,  janë kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, që po i she si ndryshime me synim, spastrimin etnik. Ata kanë paralajmëruar se rastin, do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/2039242329473490/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë

Lajme
Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Miftaraj: Mosveprimi i institucioneve në Ballkan po kompensohet me sanksionet e SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori