LAJMI I FUNDIT:

Turneu “Ambël e Thartë” i Shpat Dedës nis me Tiranën

Turneu “Ambël e Thartë” i Shpat Dedës nis me Tiranën
Shpat Deda (Foto: Instagram/ShpatDeda)

Këngëtari nga Kosova, Shpat Deda, pas pak ditësh (12 tetor) nis turneun e tij që e ka quajtur “Ambël e Thartë” me Tiranën.

Koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Tiranës, në Parkun e Liqenit, në orën 20:00.

https://www.instagram.com/p/BouQWV-ncrH


Ky turne vjen në 10-vjetorin e karrierës së këngëtarit dhe pritet që të shtrihet në 10 qytete të Shqipërisë.

Lajmet për Shpat Dedën
Lexo po ashtu Lajmet për Shpat Dedën

Gjatë të martës, ai ishte i ftuar në Wake Up, ku rrëfeu gjithçka rreth koncerteve.

Duke qenë se janë dhjetë vite karrierë, këngëtari ka treguar se janë pikërisht dhjetë koncerte që ai do t’i mbajë para fansave shqiptarë.

Shpati ka thënë se viti 2008 kishte shënuar paraqitjen e tij të parë para publikut, ashtu që për çdo vit të kaluar nga ajo kohë, do të mbajë nga një koncert.

https://www.instagram.com/p/BoRpfZgHHaz

Ndërkaq, në një postim në Instagram, Deda ka kërkuar nga fansat e tij që të jenë të pranishëm në Amfitetarin e Tiranës për koncertin e tij të parë nga ky turne.

“I falënderoj nga zemra ata që po e mundësojnë dhe po e mbështesin koncertin te Amfiteatri i Tiranës më 12 tetor dhe mezi po pres t’ju shoh të gjithëve bashkë aty!”, ka shkruar këngëtari. /Telegrafi/