LAJMI I FUNDIT:

Miratohet raporti për Maqedoninë në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së

Miratohet raporti për Maqedoninë në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së

Me 47 vota “për”, nëntë “kundër” dhe një i përmbajtur, komisioni për punë të jashtme të Parlamentit Evropian e miratoi raportin e njoftuesit, Ivo Vajgl për Maqedoninë në të cilën mbështetet hapja e bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti duhet të miratohet në seancën plenare në Parlamentin Evropian gjatë muajit nëntor. Varësisht nga zhvillimi i gjendjes politike në Maqedoni deri atëherë është lënë e hapur mundësia e miratimit të amendamenteve plotësuese.

Vajgl paraqiti një amendament shtesë pas referendumit më 30 shtator duke deklaruar se nevojitet mbështetje shtesë për të ardhmen euroatlantike të vendit dhe ratifikimin e marrëveshjes së Prespës. Deputetët inkurajojnë qeverinë të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të përmbushur dispozitat e marrëveshjes me Greqinë, thuhet në amendamenti.


Disa amendamente nga eurodeputetët grekë u refuzuan, duke përfshirë edhe amendamentin e ish-deputetit të Sofija Sakorafa, e cila u largua nga partia Syriza dy vjet më parë dhe janë kundër marrëveshjes së Prespës.

Ndër të tjera, ajo paraqiti një amendament ku kërkon që të fshihet mbiemri “maqedonas” në tërë raportin. Sakorafa kërkoi gjithashtu që të heqë nga teksti një fjali që kujton se Maqedonia në fillim të viteve 2000 ishte një kampion në procesin e eurointegrimimit në rajon./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori