LAJMI I FUNDIT:

I riu nga Saranda, shqiptari që na bën krenarë në sytë e botës: Turisti kroat humb portofolin, ai i kthen me postë në Kroaci

I riu nga Saranda, shqiptari që na bën krenarë në sytë e botës: Turisti kroat humb portofolin, ai i kthen me postë në Kroaci

Nëse mjaft raportime të medieve të huaja i përshkruajë shqiptarët si trafikantë apo dhunues, ka mjaft të tjerë që eksportojnë vlerat tona reale përmes shembullit që japin.

Së fundmi një turist kroat ka mbetur i befasuar nga ajo që i ka ndodhur në Shqipëri ku ai ka humbur portofolin ditën e fundit të pushimeve në Sarandë.


Pas kthimit në Kroaci, kur nuk kishte më shpresë se mund ta gjente, atij i ka ndodhur diçka që nuk e kishte menduar kurrë.

Portofoli dhe gjithçka kishte brenda i ka mbërritur me postë në shtëpi.

I riu Alban Koka që ka gjetur portofolin, ia ka dërguar shoqëruar me një shënim miqësor: “E di që ia kalove shumë mirë në Sarandë por nuk ishte nevoja të lije një bakshish kaq të madh :)”

Fill pas kësaj, kroati e ka ndarë ngjarjen me miqtë e tij në rrjete sociale ku shqiptarët janë komplimentuar.

“Ma dërguan portofolin me të gjitha paratë brenda dhe të gjitha kartat bankare. Shqipëria është kaq e bukur, shqiptarët janë njerëz ekstra”, nënvizon ai. /Tema/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Kronika e Zezë
KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Lajme
Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Kalo në kategori