LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në për nepotizëm

OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në për nepotizëm

Nëpërmjet një kumtese partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë “Abedin Zimberi, pa asnjë kualifikim të punësohet në M-Hab në shpenzim të qytetarëve nuk është vlerë evropiane, por pagesë e borxheve politike nga buxheti. Kot Zaevi përpiqet t’i manipulojë qytetarët se heqja dorë nga identiteti është për shkak vlerave evropiane kur të gjithë jemi të vetëdijshëm se veprimet e këtij njeriu me biografi të dyshuar në pozicion specifik nuk mund as të paramendohet në cilido nga shtetet në Evropë”.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se punësimi në M-Hab i Stojançe Angellov nuk është vlerë evropiane, i cili nuk është më kompetent nga asnjë i ri i cili ka pritur mundësinë ta ndërtojë karrierën në këtë institucion. Emërimi i Valon Belës për drejtor ekonomik në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është, dhe asnjëherë nuk mund të jetë vlerë evropiane. Kuadri i Zaevit, thonë ata, mund të jetë aktor vetëm i filmave me krim ku do të vendos mesazhe me pluba në zarf, dhe nuk mund të jetë ekspert i cili do të kontribuojë në shëndetësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaev sillet sikur shteti është firmë e tij private. LSDM-ja e trajton buxhetin, si llogari të vete për pagesën e borxheve të saja ndaj njerëzve të saj. Ndërmarrjet shtetërore mbetëm vetëm për stregimin e ‘më meritorëve’ të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.


Sipas tyre, Zaevi principin e tij të punës një euro për euro e ka sjell në “Ilindenska 66”. Për vetëm një vit ka arritur ta korruptojë secilën pore të shoqërisë në shtet, kështu që sipas OBRM-PDUKM-së, Taki Fiti për vetëm disa muaj nga kundërshtari më i madh i ndryshimit të Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, e përkrahu marrëveshjen kapitulluese të Prespës, ndërsa më pastaj e bija e tij, Nina Fiti do të dërgohet nga ana e Qeverisë të punojë në Bankën Botërore në Washington si përfaqësuese e Republikës së Maqedoni.

“Nepotizmi është modus operandi i LSDM-së”, thonë nga kjo partia duke rikutujar punësimet e Jon Frçkovskit, djalit të Ljubomir Frçkovskit dhe në llogari shtetërore janë punësuar djali i Mirosllav Grçev, e bija e Talat Xhaferit dhe bashkëshorit i Magdalena Nestorovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori