LAJMI I FUNDIT:

Guardiola kërkon siguri nga Liverpooli: Autobusi ynë nuk ka pse të sulmohet

Guardiola kërkon siguri nga Liverpooli: Autobusi ynë nuk ka pse të sulmohet
Pep Guardiola (Getty Images)

Pep Guardiola ka folur para ndeshjes me Liverpoolin ku ka kërkuar siguri që autobusi i Manchester City të mos sulmohet sikurse ka ndodhur në të shkuarën.

Man City kthehet në Anfield, pas një kohe kur ishte goditur me shishe dhe fishekzjarre, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar.

Liverpool kishte kërkuar falje për dëmin e shkaktuar dhe kishte dënuar veprimet e individëve të përfshirë.


Dy policë të Merseyside u plagosën në atë episod armiqësor, ndërsa Guardiola, këmbëngul se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin.

“Është diçka për Liverpoolin, jo për mua”.

“Mënyra më e mirë për ta mbrojtur autobusin është që tifozët e Liverpoolit të shkojnë në stadium më herët”.

“Pse duhet të jetë policia atje? Për çfarë? Ne arrijmë atje, të dyja palët, për të luajtur një lojë të Ligës Premier”.

“Do të doja që policia të kthehej në shtëpi në familjet e tyre, ta pinte një birrë dhe ta shikonte shfaqjen. Kjo është ajo që duhet të bëjnë”.

“Por kjo varet nga njerëzit e Liverpoolit, jo në Manchester City”, ka thënë Guardola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

Ndërkombëtare
E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino – por mbetet në Serie A

Serie A
Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ronaldo flet haptas për rivalitetin me Messin dhe raportin që kishte me argjentinasin

Ndërkombëtare
“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

“Real Madridi erdhi për ta shkatërruar futbollin”, shefi i La Ligas akuzon ashpër Florentino Perez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori