LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kryesisë së OBRM-PDUKM-së ju intereson vetëm mbrojtja e kriminalitetit të Gruevskit

LSDM: Kryesisë së OBRM-PDUKM-së ju intereson vetëm mbrojtja e kriminalitetit të Gruevskit

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “Kreu i OBRM-PDUKM-së vazhdon të shpik kërkesa jologjike që kanë për qëllim ta kthejnë amnistinë për Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij’.

“Është e qartë se kryesia e OBRM-PDUKM-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski tregon se i intereson vetëm amnistia për kriminalitetet e bëra gjatë kohës së qeverisjes 11 vjeçare të shtetit”, thonë nga LSDM duke shtuar se Mickoski dhe kryesia e OBRM-PDUKM-së duhet ta dinë se amnisti nuk do të ketë për asnjërin.

Sipas LSDM-së, Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja duhet të tregojnë se a janë për NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nëse me të vërtetë janë për BE dhe NATO, Mickoski do t’u bëj thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së ta respektojnë vullnetin e mbi 600 mijë qytetarëve dhe t’i përkrahin proceset në Kuvend të cilët çojnë në anëtarësim të plotë në dy aleancat botërore më të mëdha”, kumtojnë nga LSDM.

Në vend të kërkesave të palogjikshme, sipas partisë maqedonase në pushtet LSDM, që çojnë në amnistinë për Gruevskit, OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski të tregojnë përgjegjësi dhe ta respektojnë vullnetin e shprehur të shumicës për të ardhmen në BE dhe NATO.

“Nëse OBRM-PDUKM-ja vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme, nëse në secilën mënyrë përpiqet ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë, atëherë hapi i ardhshëm logjik janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare menjëherë”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Mickoski dhe kryesia e kësaj partie nuk do ta ndalojnë të ardhmen e Maqedonisë dhe nuk mund të ikin nga vullneti i qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori