Partitë opozitare në Kosovë, tash e disa muaj, në vazhdimësi kanë theksuar se qeveria aktuale e vendit është qeveri e pakicës dhe si e tillë nuk po mund t’i kryejë obligimet e veta, për të cilat ka marrë përgjegjësinë.
Por, për një mocion mosbesimi të suksesshëm ndaj qeverisë, as partitë opozitare nuk kanë arritur t’i sigurojnë 61 votat e domosdoshme.
Megjithatë, partitë opozitare thonë se u nevojiten edhe 3 vota për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe kanë paralajmëruar se do të përpiqen që ato t’i sigurojnë nga deputetët e partive brenda koalicionit qeverisës.
Ditë më parë, liderët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, janë takuar dhe kanë shprehur gatishmërinë e intensifikimit dhe koordinimit të bashkëpunimit opozitar.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, thotë për Radion Evropa e Lirë se në situatën e tanishme, zgjidhja e vetme është të vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Si parti opozitare, e kemi intensifikuar bashkëpunimin edhe me subjektet tjera, në mënyrë që sa më parë të krijojmë një mundësi që të kemi një dorëheqje të qeverisë dhe të shkojmë në zgjedhje të reja. Duke ditur që nevojiten edhe disa vota nga ndonjë prej subjekteve që janë në koalicion qeverisës, angazhimi jonë është që t’i gjejmë edhe tri vota që na nevojiten për ta rrëzuar qeverinë. Por, në anën tjetër, tashmë ka çarje edhe në mes vetë koalicionit qeverisës dhe duket që gjasat për zgjedhje janë shumë të mëdha”, tha Nagavci.
Por, Bilall Sherifi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, parti kjo e cila është brenda koalicionit qeverisës, thotë se subjektit të tij politik, deri më tash askush nuk i është drejtuar për të shqyrtuar eventualisht çështjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.
“Ajo që unë mund të them është që Nisma dhe deputetët e saj do të veprojnë sipas vendimeve që i merr kryesia e Nismës. Në kryesi të Nismës nuk kemi ndonjë kërkesë për të shqyrtuar çështjen e mocionit. Përderisa nuk ka kërkesë të arsyetuar dhe të argumentuar, sipas bindjeve të atyre që mund të fillojnë një mocion për ndërprerjen e mandatit , unë nuk mund ta paragjykoj as vendimin e kryesisë. Unë personalisht, si deputet i Nismës, konsideroj që nuk është koha që tani t’i ndërpritet mandati i kësaj qeverie dhe të ndërpritet në gjysmë puna e kësaj legjislature”, u shpreh Sherifi.
Në anën tjetër përfaqësuesit e Listës Serbe, të cilët kanë thënë se janë tërhequr nga koalicioni qeverisës dhe megjithatë kanë vazhduar, siç e kanë quajtur ata “punën teknike” në dikasteret e ndryshme qeveritare, nuk kanë dashur që të deklarohen nëse kanë qenë të kontaktuar nga partitë opozitare lidhur me shqyrtimin e ndonjë mocioni të mosbesimit ndaj Qeverisë.
Për më shumë, deputetja Nagavci ka thënë se votat për një mocion të tillë, nuk janë të interesuar që t’i kërkojnë nga Lista Serbe.
“Ne jemi të interesuar që votat t’i gjejmë në mesin e deputetëve, të cilët nuk janë nga Lista Serbe, por të cilët janë deputetë të partive që janë në qeverisje, por që tashmë e kanë të qartë që sa më parë të shkojmë në zgjedhje aq më mirë është për vendin, sepse duhet të kemi institucione të besueshme, të cilat duhet të marrin përgjegjësi për të çuar përpara proceset e rëndësishme në të cilat ndodhemi”, theksoi Nagavci.
Sidoqoftë, partitë opozitare numërojnë 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës ishte formuar me votën e 61 deputetëve, përfshirë edhe votat e 10 deputetëve të Listës Serbe, e cila ka thënë se kanë braktisur Qeverinë.
Partitë në pushtet, llogaritur ato shqiptare dhe pakicave joserbe, përbëjnë një grup prej 49 deputetësh, që nuk paraqet shumicën në Kuvendin e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United