Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon numërimin e votave. Ndër kandidatët që kanë siguruar ulëset në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku dhe Përparim Gruda.
Ndërsa, ndër kandidatët që janë afër sigurimit të votave për deputetë janë Xhevahir Geci, Fadil Demaku, Sala Jashari, Petrit Hajdari, Kujtim Gashi dhe Ragip Xhaka dhe Jakup Nura.
Xhevahir Geci për KosovaPress tha se deri më tani ka mbledhur rreth 6 mijë vota dhe pret që së paku t’i dyfishojë ato. Ndërsa Ragip Xhaka u shpreh optimist se “do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, por nuk ka bërë të ditur numrin e votave që ka siguruar.
Ndërkaq, Kujtim Gashi u shpreh se “trendi është pozitiv, porse është herët për të konkluduar”.
Kandidati Jakup Nura tha se sipas informacioneve të marra në terren deri më tani ka siguruar rreth 8 mijë vota. Ndërsa Eliza Hoxha potencoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar nga kryesia e PDK-së se sa vota ka mbledhur deri më tani.
Njëjtë u shpreh edhe Valdete Idrizi Deskaj. Ndërkaq, Kristina Gashi Bytyçi kur u pyet nga KosovaPress rreth kësaj tha se “nuk ka asgjë zyrtare”.
Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare dhe se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë po vazhdon ende. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2.533.
Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Aktualisht, procesi i numërimit po vazhdon në 25 qendra komunale të numërimit.
Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, ku janë numëruar 99.72 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 mijë vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22.15 për qind ose 184 mijë e 499, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 17.59 për qind ose 147 mijë 827. AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal 7.47 për qind ose 62 mijë e 309 vota.
Formimi i qeverisë mund të merr kohë, pasi Lëvizja Vetëvendosje edhe me votat e diasporës do ta ketë të vështirë t’i bëjë mbi 50 deputetë dhe vetëm me pakicat, përjashto Listën Serbe, të formojë ekzekutivin.
LVV-së, si parti fituese e zgjedhjeve do të tentojë të formojë qeverinë, por nëse dështon i takon PDK-së si parti e dytë ta bëjë një gjë të tillë. PDK, LDK e AAK kanë hedhur poshtë mundësinë që të hyjnë në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, e kjo e fundit ka thënë se do ta bëjë vetë qeverinë e re.
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 25, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë, ndërsa komunitetet jo shumicë kanë 20 ulëse të rezervuara.
Megjithatë, me numërimin e rreth 100 mijë votave nga diaspora dhe atyre me kusht, partia e Albin Kurtit konsiderohet se mund t’i fitojë edhe dy deri në tre deputetë më shumë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vuçiqit i ‘dhemb’ aleanca Kosovë – Shqipëri – Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

Maliqi: PDK dhe LDK po ia lënë njëra-tjetrës fajin për koalicion të mundshëm me Kurtin

“Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë”, Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

Vuçiqit i 'dhemb' aleanca Kosovë - Shqipëri - Kroaci, i ankohet sekretarit të NATO-s, Mark Rutte

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn

“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Analistët komentojnë deklaratën e Hotit ndaj Abdixhikut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

'Godet' Xheneta, publikon përgjimet telefonike me Drilonin ku ai bën bisedë intime me të dhe i thotë se nuk ka më interes për Sarën

Reagon Driloni pas publikimit të bisedave telefonike nga Xheneta: Gjesti nuk ia dha dhe e kërkon te unë - ajo ka dëshirë të jetë në vëmendje

Xheneta i kundërpërgjigjet prapë Drilonit: Më ke thirrur në Dubai, i kam të gjitha në telefon - menaxheri yt më ka lutur që t'i fshij videot

Prodhuesit amerikanë të armëve “do të mbahen larg” nga plani i ri masiv i shpenzimeve të mbrojtjes të BE-së

Pas publikimit të përgjimeve telefonike, reagon Xheneta: Jam kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij

"Jemi të interesuar ta udhëheqim qeverinë", Haziri: Asnjë bisedë me LVV-në, LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn