LAJMI I FUNDIT:

Digjet i gjallë shqiptari në SHBA, jetonte në shtëpinë pa rrymë dhe ngrohje

Digjet i gjallë shqiptari në SHBA, jetonte në shtëpinë pa rrymë dhe ngrohje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Hamtramck të Michigan (SHBA), pasi zjarri që kaploi një shtëpi, i mori jetën e dy personave.

Zërat e sirenave zgjuan fqinjët e dy viktimave në orën 7:30 të mëngjesit, kur panë se shtëpia po digjej në flakë.


Zjarrfikësit gjetën trupat e dy viktimave të karbonizuara në katin e dytë të shtëpisë së përfshirë nga flakët.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet e Michiganit.

Fqinjët për median amerikane thanë se shtëpia ishte zyrtarisht e pabanuar, por aty jetonte së paku prej dy vitesh një burrë i pastrehë me emrin Toni, të cilin ata e identifikuan se ishte rreth 40 vjeç dhe që kishte origjinë shqiptare.

Angela, një nëpunëse e Shërbimit Postar Amerikan, jeton në shtëpinë e afërt me këtë që është djegur për gati dy vjet.

Një nga zjarrfikësit i tha asaj se viktima ishte përpjekur të ngrohte pjesën e sipërme të shtëpisë për shkak të ftohtit.

Shtëpia nuk kishte energji elektrike apo ngrohje qendrore.

Temperaturat gjatë fundjavës u ulën shumë, 5-10 gradë Celsius.

Shtëpia ku jetonte shqiptari

“Ndjehem e tronditur, nuk e kuptoj si mundë të ç’kyçin dikë nga energjia elektrike dhe ngrohja qendrore. E di që ai kishte një djalë. Ka njerëz që vdesin nga i ftohti në Detroit dhe ka shumë njerëz të pastrehë”, deklaroi Angela.

“Përveç çatisë, shtëpia dukej e njëjtë si para zjarrit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Angela tha Toni nuk kishte një jetë normale dhe se ai ishte shumë i varfër.

“Ai ndonjëherë u kërkonte fqinjëve telefonin.

Një vit para zjarrit, dikush kishte vdekur nga një mbidozë e drogës në garazhin e shtëpisë”, tha ajo.

Angela theksoi se dikur në Hamtramck ka pasur shtëpi të bukura, sikur ajo që Toni jetonte, por tashmë ky vend është boshatisur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori