LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Nuk jemi ende 100 për qind, Dybala po kthehet, Bernardeschit ia tërhoqa veshin

Allegri: Nuk jemi ende 100 për qind, Dybala po kthehet, Bernardeschit ia tërhoqa veshin
TURIN, ITALY - OCTOBER 02: Juventus FC coach Massimiliano Allegri issues instructions to his players during the Group H match of the UEFA Champions League between Juventus and BSC Young Boys at Allianz Stadium on October 2, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Massimiliano Allegri thotë se skuadra e tij ende nuk është 100% dhe ende nuk është i kënaqur edhe pas triumfit kundër Young Boys me rezultat 3-0.

Juventusi ka gjashtë pikë në Ligën e Kampionëve në dy ndeshje.


“E nisëm mirë, kaluam në avantazh, kemi pësuar vetëm një rrezik dhe u tregua i zoti Szczesny”.

“Patëm raste, duhej të kishim shënuar më shumë gola e të shfaqnim më shumë qartësi kur niseshim në kundërsulm, sepse kishim superioritet numerik”.

Paulo Dybala e Leonardo Bonucci . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Bernardeschi dhe Dybala shkelnin nga pak në këmbët e njëri tjetrit. Zona e Paulo është qendra e djathtë, ndaj për të patur më shumë ekuilibër e tërhoqa Federicon, që e zgjat shumë skuadrën dhe krijon hapësira”.

“Bernardeschi bëri një ndeshje të bukur, ndonëse i tërhoqa veshin, sepse në disa raste duhej të pasonte më shumë topin”.

“Harmonia mes Ronaldos dhe Dybala? Sa më shumë luajnë bashkë aq më shumë kanë mundësi të njihen. Kur ke një pikë referimi përpara, të tjerët kanë më shumë mundësi që të avancojnë dhe të shënojnë gola, sepse ai futbollist krijon hapësira”.

Federico Bernardeschi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ne jemi në formë të mirë, por jo optimale”.

“Ne kemi nevojë për të shënuar sa më shumë gola, sot dhe kemi pasur mundësitë”.

“Tani kemi një tjetër test të ashpër në Serie A kundër Udinese të shtunën dhe duhet të përgatitet në një nivel psikologjik”, deklaroi Allegri pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori