Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ende nuk e dinë numrin e saktë të protestuesve që ishin në protestën e 29 shtatorit, por që numri i tyre ishte me dhjetëra mijëra.
” Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qytetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur”, ka shkruar Kurti.
Postimi i plotë:
Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s’e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën, se nuk kishte vend për më shumë njerëz në Shesh dhe në Bulevardin ‘Nëna Terezë’.
Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qytetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur. Në anën tjetër ishte një individ – iracional, i dhunshëm, injorant, aq më shumë që rastis të jetë president.
S’lanë gjë pa i bërë këtij populli. E gënjyen, e fyen, e vodhën, e rrudhën. E sa i mirë, i dlirë, i dashur, i pjekur, që u shfaq. Zemrën e kam të mbushur me gëzim e sytë me shpresë. Ju falenderoj ashtu siç do t’ju shërbej – përjetësisht!
Ndërkohë, kënga e parullave të asaj dite ende më jehon në kokë e krahëror:
Jo pazare
me troje kombëtare!
Nuk jepet Ujmani,
Nuk lejon Sovrani,
Nuk thahet Vatani!
Pazaret le t’i ndalim
Trepçën nuk e falim!
Duam shtet,
Me sovranitet!
Pa vasalitet!
Bisedime me parime:
Shtet me shtet!
– me dinjitet!
– me reciprocitet!
Presidenti s’ka mandat,
Kot endet poshtë e lart!
Për problemet akute,
Një kut, e jo dy kute!
Duam president!
Jo precedent!
Duam Kryetar!
Jo kryetuxhar!
Pazaret e Hashimit
Pazare të Nasradinit!
Bakshishet rreth kufinit,
Gozhdë e Nasradinit!
2.000 hektarë Maqedonisë,
8.000 Malit të Zi,
Sa është haraçi
I pazarit me Serbi?
Zbato Kushtetutën!
Ose hape rrugën!
Dikur Rankoviqi,
Dje Milosheviqi,
Sot Vuçiqi!
Çobani batakçi,
E sjell ujkun në shpi!
Republika – Demokraci!
Pazaret – Autokraci!
S’e qesim në pazar Luginën
E duam sa Prishtinën
Rinia, Gratë
dhe Diaspora,
janë Fitorja!
Mërgata atdhetare,
Evropa jonë shqiptare!
Duam hyrje në Evropë
Jo dyndje nëpër botë!
Pa punë rinia,
Kur vjedh qeveria.
Pa art e pa kulturë,
Qeveri e sëmurë.
Qeveria pa gra,
Po as burra s’ka.
Punë për krejt
Rrogë e njëjtë.
Dy vjet luftë,
10 vjet festë,
20 vjet pazare…
Koha për protestë!
The people ëon’t give in to one man!
Democracy is not ethnic demography!
The people are one, Thaçi is alone!
“Peaceful ethnic cleansing”?
A perverted Fascist dream!
The poëer of the people is stronger than the rulers in poëer!
Cut their dirty finances, not our land! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit