LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Përkundër temave politike, ekonomia e Kosovës u rrit me mbi 4 për qind (Video)

Abrashi: Përkundër temave politike, ekonomia e Kosovës u rrit me mbi 4 për qind (Video)

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj për ekonomi dhe koordinator i Ballkanit Perëndimor, Gazmend Abrashi, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova rritjen ekonomike e ka pasur më të madhen në rajon.

Ai këto komente i bëri në emisionin, ku u diskutua për zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në Kosovë.


Abrashi tha se ka shumë argumente që qeveria Haradinaj është proaktive karshi ekonomisë.

“Në vazhdimësi, rritjen ekonomike më të madhe në rajon e ka pasur Kosova. Në vitin 2017 e ka pasur 4.4 për qind për dallim të të gjitha shteteve të regjionit të Ballkanit Perëndimor që e kanë pasur nën 3 për qind. Për kundër perceptimit se politika ka nxënë vend shumë të madh në krahasim me ekonomikë, mendoj se kam shumë argumente që mund të vërtetoj se qeveria e Haradinaj është më proaktive”, thotë Abrashi.

Ai tregoi se në Samitin e Londrës,Kosova është prezantuar me 39 projekte që do të kapin kosto prej 100 milionë euro dhe do të zbatohen nga BERZH.

“Në Samitin e Londrës, i cili është mbajtur në muajin shkurt 2018, ne jemi prezantuar me 39 projekte dhe si rezultat i atij samiti ne kemi marr zotimin e BERZH që t’i zbatoj projektet në vlerë prej 100 milionë euro. Projekte këto që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën e qyteteve, ujësjellësin, rehabilitimi i ujërave të zeza me theks të veçantë është unaza e jashtme e qytetit të Prishtinës, në të cilën pritet të investohen rreth 65 milionë euro, me të cilën do të lehtësohet kaosi urban”, thotë ai.

Sipas Abrashit, në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe rehabilitimin e hekurudhave pjesëmarrëse do të janë dhe kompanitë vendore.

“Në Kosovë do të ndodh investimi më i madh në rajon prej 1.3 miliardë euro për ndërtimin e ‘Kosova e Re’, i cili parasheh që do t’i punësoj shumë punëtor dhe shumë kompani nënkontraktuese gjatë zbatimit të këtij projekti do të jenë prezent vendore dhe kur flas për rehabilitimin e hekurudhave, 90 për qind e kryerjen e punëve do të janë nga Kosova”, thotë Abrashi.

Ndryshe, Abrashi  ka treguar edhe projektet e mëdha nacionale në fushën e ekonomisë. Sipas tij zonat ekonomike nuk po krijohet për shkak të vendime politike por për nevoja specifike ekonomike.  /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori