LAJMI I FUNDIT:

Po kalon në formë jetësore, por nuk ftohet që një vit nga Kosova – Kastrati ëndërron rikthimin në Përfaqësuese

Po kalon në formë jetësore, por nuk ftohet që një vit nga Kosova – Kastrati ëndërron rikthimin në Përfaqësuese
MOLDE 20180917. Eliteserien fotball 2018: Molde - Kristiansund. Kristiansunds Flamur Kastrati feirer 1-1 i eliteseriekampen i fotball mellom Molde og Kristiansund på Aker Stadion. Foto: Svein Ove Ekornesvåg / NTB scanpix

Flamur Kastrati është njeriu i momenti në kampionatin norvegjez.

Sulmuesi nga Kosova është duke kaluar nëpër një formë fantastike në Norvegji, duke shënuar gola e duke dhuruar asistime për bashkëlojtarët e tij tek skuadra Kristiansund.


Por pavarësisht golave e asistimeve, Kastrati ka një vit që nuk është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

26-vjeçari ka shënuar shtatë gola në kampionatin norvegjez këtë edicion ku ka bërë edhe katër asistime.

Në një intervistë për Telegrafin, sulmuesi në top formë flet për golat e shënuar, ecurinë në kampionatin norvegjez, mungesën në Përfaqësuesen e Kosovës si dhe tregon ëndrrën e tij të madhe për tu rikthyer si pjesë e ekipit kombëtar.

“Çelësi i këtij suksesi është puna e madhe që kamë bërë. Kam stërvitur jashtëzakonisht shumë dhe po vazhdoj me këtë ritëm dhe besoj se do të më sjellë rezultate edhe më të mira”, tha Kastrati për Telegrafin.

Kastrati mungon në Përfaqësuesen e Kosovës që një vit, ku dy ndeshjet e fundit që ishte i ftuar ishin ndaj Ukrainës dhe Islandës.

Kastrati sa ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës

Ai ëndërron rikthimin në ekipin kombëtar dhe shpreson që Bernard Challandes do t’ia realizojë këtë ëndërr.

“Gjithmonë mbaj shpresa për rikthim në Përfaqësuese. Në këtë moment jam duke shpresuar edhe më shumë pasi jam në një formë tepër të mirë”.

“Besoj që trajneri i Kosovës, Bernard Challandes po e përcjellë formën time dhe ka një plan për të më ftuar. Unë për Kosovën jam gjithmonë i gatshëm”, u shpreh sulmuesi nga Deçani.

Kastrati më parë ka luajtur për grupmoshat e Norvegjisë, ndërsa në vitin 2014 vendosi përfundimisht t’i bashkohej Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit.

Në ndeshjen e fundit Flamuri mungoi për skuadrën e tij Kristiansund dhe mungesa e tij u vërejt në sulmin e ekipit që në fund pësoi 2-1.

Sa i përket planeve për gola të tjerë, Kastrati nuk ka specifikuar numra.

“Nuk kam dëshirë të jap numra se sa gola do t’i shënojë. Momentin që kam rast për të shënuar mundohem të koncentrohem dhe të bëjë sa më shumë. Të shohim deri në fund të vitit se sa gola do t’i arrijë”, tha Flamuri.

Kastrati ka një karrierë mjaftë të pasur pasi ka luajtur në Holandë me Twenten, si dhe në futbollin gjerman me skuadrat si Duisburg, Osnabruck dhe Erzgebirge AUE para se të kthehej në Norvegji te Stromsgodset, Aalesund, Sandjeford dhe tani në Kristiansun.

Kastrati me djalin e tij Lorikun

E për të ardhmen e tij, ai nuk ka dëshirë shumë të flas pasi gjithçka i lë në duar kohës.

“Planet e mija janë të vazhdoj të stërvitëm në këtë ritëm, të punojë sa më shumë për ta ndihmuar ekipin t’i arrijë objektivat. Nëse vazhdoj me këtë ritëm pastaj në fund do të shikoj për të ardhmen nëse do të vazhdoj në kampionatin norvegjez apo në ndonjë tjetër pasi interesimet nuk kanë munguar nga klubet si në Norvegji ashtu edhe në ligat më të forta evropiane”, përfundoi Kastrati për Telegrafin.

Kastrati është sulmuesi më në formë nga Kosova, pasi deri më tani përveç tij ende asnjë sulmues i Kosovës nuk ka shënuar shtatë gola në kampionat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori