Gjashtë lojtarët me më së shumti gola aktualisht top ligat evropiane, Piatek i pari
Tashmë në top pesë ligat evropiane kanë filluar të definohen gjërat.
Në pozitat e para në Ligën Premier, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1 nuk ka befasi, por kështu nuk mund të thuhet për golashënuesit më të mirë.
I pari është Krzysztof Piatek i Genoas që ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira. Polaku ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje, që i bie se ai ka shënuar 73 për qind të golave të klubit italian.
I dyti është Andre Silva me shtatë gola te Sevilla, portugezi ka shënuar 44 për qind të golave për skuadrën spanjolle.
Me shtatë gola është edhe Neymari i Paris Saint Germainit, braziliani ka shënuar vetëm 26 për qind të golave (skuadra spanjolle ka gjithsej 27 gola).
Nga gjashtë gola kanë Eden Hazard i Chelseat, belgu ka shënuar 40 për qind të golave të Bluve, nga 15 që kanë shënuar londinezët.
Edhe Cristhian Stuani ka gjashtë gola, sulmuesi uruguaian ka shënuar 75 për qind të golave të Gironas.
Dhe i fundit me gjashtë gola është Florian Thauvin i Marseilles. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet