LAJMI I FUNDIT:

Hoti takon strukturat e LDK-së në Gjermani, flet për qeverinë e ardhshme

Hoti takon strukturat e LDK-së në Gjermani, flet për qeverinë e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duket i bindur se së shpejti do të ketë zgjedhje parlamentare në Kosovë.

Ai ka qëndruar sot së bashku me bashkëpartiakët e tij Muharrem Svarqa dhe Anton Quni në Hanover të Gjermanisë ku ka takuar kryesinë e degës së LDK-së atje. Derisa në takim thotë të ketë folur për ato që do të punojnë së bashku në “qeverinë e ardhshme”.

“Ne do të jemi së bashku për të organizuar aktivitetin tonë tek bashkatdhetarët tanë në Gjermani, ku është i vendosur numri me i madh i mërgimtarëve. Në qeverinë e ardhshme do të punojmë ngushtë me këta veprimtarë për të dëgjuar me kujdes kërkesat e tyre për të lehtësuar udhëtimin e tyre në Kosovë dhe për të promovuar investimet e tyre në vendlindje. Do të punojmë shumë për të ndihmuar arsimin dhe kulturën shqiptare në Gjermani, në këtë vend mik”, ka shkruar Hoti në Facebook.


Postimi i plotë i Hotit:

“Ne takimin me Kryesine e Deges se LDK-se ne Gjermani, te mbajtur sot ne Hanover te Gjermanise, diskutuam per organizimin e deges tone ne Gjermani. Bashke me anetaret e Kryesise Qendrore, z.Muharrem Svarqa dhe z.Anton Quni, i falenderuam shume per aktivitetin shumevjeqar per pavaresine e Kosoves. Ne do te jemi se bashku per te organizuar aktivitetin tone tek bashkeatdhetaret tane ne Gjermani, ku eshte i vendosur numri me i madh i mergimtateve.

Ne qeverine e ardhshme do te punojme ngushte me keta veprimtare per te ndegjuar me kujdes kerkesat e tyre per te lehtesuar udhetimin e tyre ne Kosove dhe per te promovuar investimet e tyre ne vendlindje.
Do te punojme shume per te ndihmuar arsimin dhe kultuten shqiptare ne Gjermani, ne kete vend mik.

Biseduam gjate qe keta veprimtare te ndihmojne partine simoter te LDK-se qe eshte CDU-ja e Kancelares Merkel dhe te inkuadrohen me shume ne institucionet gjermane me perfaqeuses te shqiptareve.

Gjenerata e trete e mergimtareve tane ne Gjermani dhe ne vendet e tjera do te jete burim i kuadrove te ekpserteve per qeverine e ardhshme te Kosoves” (sic.), ka shkruar Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori