LAJMI I FUNDIT:

Pogba i gatshëm të deklarojë largimin nga Unitedi shkaku i Mourinhos

Pogba i gatshëm të deklarojë largimin nga Unitedi shkaku i Mourinhos
Pogba - Mourinho (Photo by Marc Atkins/Getty Images)

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba, u ka thënë shokëve të ekipit se ai është i përgatitur të largohet nëse menaxheri Jose Mourinho e e përshkallëzon edhe më tej situatën mes tyre.

‘Lufta’ mes trajnerit portugez dhe mesfushorit francez nuk pritet të përfundojë, por dita ditës vetëm se po rritet.


Të dy, sikurse Mourinho, ashtu edhe Pogba janë të pakënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk kanë ngurruar të kritikohen mes vete në daljet e tyre publike.

Pogba, Ronaldo dhe 10 lojtarët që ishin në 'luftë' të hapur dhe kishin marrëdhënie të vështirë me Mourinhon
Lexo po ashtu Pogba, Ronaldo dhe 10 lojtarët që ishin në 'luftë' të hapur dhe kishin marrëdhënie të vështirë me Mourinhon

Megjithatë, njëri nga ta mund të largohet shumë shpejt nga Old Trafford dhe nëse ai nuk është Mourinho, atëherë Pogba do të shikojë situatën e tij.

Pogba dhe Mourinho vazhdojnë të kenë probleme të mëdha mes vete

Sipas mediumit anglez The Mirror, Pogba i ka thënë shokëve të tij te Unitedi se ai nuk do të tërhiqet në betejën e tij ndaj menaxherit Mourinho.

Pogba reagoi negativisht për heqjen e shiritit të zëvendës-kapitenit dhe i tha shokëve të ekipit se ai është i gatshëm të shkojë më tej nëse Mourinho nuk tërhiqet.

Mourinho: Është e vërtetë që Pogba nuk është më kapiten
Lexo po ashtu Mourinho: Është e vërtetë që Pogba nuk është më kapiten

Mesfushori francez thuhet se është i gatshëm të deklarojë se nuk është i gatshëm të luajë nën urdhrat e Mourinhos, nëse është e nevojshme.

Kështu, dimri në klubin e madh anglez pritet të jetë i nxehtë pasi do të sqarohet shumë gjëra, për të kaluar klubin në binar pas rezultateve negative. /Telegrafi/

Mourinho: Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi
Lexo po ashtu Mourinho: Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori