LAJMI I FUNDIT:

Messi: Barcelona duhet të përmirësohet në shumë fusha

Messi: Barcelona duhet të përmirësohet në shumë fusha
Lionel Messi (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Lionel Messi ka paralajmëruar Barcelonën se ata duhet të përmirësohen në shumë fusha pas barazimit 1-1 në shtëpi me Athletic Bilbaon të shtunën mbrëma.

Ylli argjentinas filloi ndeshjen si zëvendësues dhe ndihmoi Munir El Haddadi për golin e barazimit të Barçës.

Megjithatë, gjiganti katalunas nuk mundi të marrë fitoren dhe kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore.


“Ne kemi skuadrën dhe lojtarët që të mos varemi nga askush dhe të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë fillimisht Messi për GolTV.

Messi në aksion gjatë ndeshjes ndaj Bilbaos (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Rezultatet tona të fundit kanë qenë zhgënjyese, por duhet të jemi të qetë dhe mos harroni se sezoni është shumë i gjatë”.

“Ndaj Bilbaos vazhduam të përpiqeshim për fitore dhe mendoj se kishim shumë shanse”.

“Mendoj se mund të kishim fituar, por duhet të vazhdojmë të presim të mërkurën, kur kemi një lojë shumë të vështirë. Është një lojë e madhe për mënyrën se si grupi do të reagojë”.

“Ne duhet të përmirësohemi në shumë fusha. Duhet të bëhemi më të fortë në mbrojtje. Nuk mund të pranojmë aq shumë gola në çdo ndeshje, pasi kemi ardhur nga një sezon kur ishte shumë e vështirë për të shënuar kundër nesh”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Përplasja e tifozëve pas ndeshjes Shqipëri - Gjeorgji

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Paraqitja fantastike ndaj Qipros u vlerësua, dy yjet e Kosovës në formacionin e xhiros në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Enis Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Brazili rrezikon paraqitjen në Botëror, mposhtet nga Paraguai - humbje pëson edhe Argjentina

Ndërkombëtare
Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Futbollisti që e lëndoi Odegaardin i kërkon falje publike

Premier League
Kalo në kategori