Elon Musk duhet të dorëhiqet nga posti i drejtuesit më të lartë të Teslas, si dhe të paguajë një gjobë të majme prej 20 milionë dollarësh, pas marrëveshjes së arritur me Securities and Exchange Comission (SEC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të “cicërimave” të tij mbi privatizimin e prodhuesit të automjeteve.
Zhvillimi i fundit vjen pas vendimit të së enjtes nga rregullatori SEC për të paditur Muskun mbi dyshimet për mashtrim me fondet. Sipas marrëveshjes, Musk mund të qëndrojë në postin e shefit ekzekutiv të Teslas, por jo edhe si drejtuesi më i lartë, të paktën për tre vitet e ardhshme.
Dyshimet për mashtrim lidhen me mesazhet e publikuara prej tij në Twitter gjatë muajit gusht, kur Musk tha se po merrte në konsideratë privatizimin e prodhuesit të makinave elektrike Tesla. Ai shkroi se kishte “siguruar fondet” për propozimin në fjalë, gjë që do të mundësonte vlerësimin e Teslas në rangun e 420 dollarëve për aksion, përcjell Telegrafi.
Aksionet fillimisht pësuan një rritje pas këtij njoftimi, por shumë shpejt ranë në vlerë, ndërsa mbikëqyrësi financiar deklaron se pretendimet e Musk ishin “false dhe çorientuese”.
“Realisht, faktet tregojnë se Musk as nuk kishte diskutuar, e jo më të kishte konfirmuar, kushtet kryesore të marrëveshjes, përfshi këtu çmimin, me financuesin potencial”, deklaroi SEC pas hetimit të vet.
Musk iu kundërpërgjigj fillimisht akuzave, duke thënë se veprimi i SEC ishte “i pajustifikueshëm” dhe se ai vet kishte vepruar në “interesin më të mirë të së vërtetës, transparencës dhe investitorëve”.
Veç gjobës, Musk do të duhet të pajtohet me procedurat e komunikimit të kompanisë kur të shkruajë në Twitter mbi firmën në fjalë. Ai ka tashmë 45 ditë kohë për të dhënë dorëheqjen nga roli i drejtuesit të Teslas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
‘Kutia e zezë’ ndaloi regjistrimin katër minuta para rrëzimit – detaje të reja mbi aksidentin ajror në Korenë e Jugut
“Ne nuk duam të jemi amerikanë”, kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
"Ne nuk duam të jemi amerikanë", kryeministri i Grenlandës me deklaratë të fortë
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Imazhet nga hapësira tregojnë shtrirjen e zjarrit në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles