LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk e bënë këtë pyetje për ta kuptuar se kur një kandidat gënjen në intervistë pune

Elon Musk e bënë këtë pyetje për ta kuptuar se kur një kandidat gënjen në intervistë pune

Ndershmëria mund të jetë virtyti më mirë i njeriut, deri në momentin që ai intervistohet për një pozitë të re pune. Sipas psikologut Ron Friedman, autorit të librit “Vendi më i mirë për të punuar”, 81 për qind e njerëzve gënjejnë gjatë intervistave të punës.

I frymëzuar nga kjo, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, sjell një strategji të re për të kapur gabimin e kandidatëve: Cilat janë problemet më të mëdha me të cilat je përballur dhe si i ke zgjidhur ato?


Duke folur në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai, miliarderi i teknologjisë tha se kjo pyetje “shumë e rëndësishme” zbulon rolin që një kandidat ka në një projekt apo kompani. Nga kjo pyetje, Musk thotë se ai mund të dallojë nëse ai ishte me të vërtetë ai që mori përgjegjësinë dhe gjeti zgjidhje për një problem, apo thjesht ka qenë anëtar në një ekip që e bëri këtë.

“Njerëzit të cilët zgjidhin me të vërtetë një problem, dinë gjithçka për të. Ata dinë çdo detaj. Këta kandidatë janë në gjendje të flasin për vështirësitë me të cilat janë përballur dhe strategjitë të cilat kanë përdorur. Kushdo që përpiqet për një problem nuk e harron kurrë”, tha Musk, gjatë konferencës, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se një kandidat mund t’i përgjigjet pyetjes në “shumë nivele”.

“Si kandidat është e rëndësishme të mbani mend se nuk do të përmbushni të gjitha kërkesat e listuara në përshkrimin e punës dhe kjo është në rregull”, thotë trajneri ekspert i intervistave, Barry Drexler.

Jini të ndershëm në lidhje me të metat tuaja kur pyeteni drejtpërdrejt për to, por jepuni përgjigjeve tuaja një ngjyrim pozitiv. Nëse një punëdhënës kërkon një aftësi që ju mungon, shpjegoni atë që dini për aftësitë, jepni shembuj të aftësive të ngjashme që keni dhe shprehni gatishmërinë për të mësuar.

Për shembull, nëse një intervistues pyet nëse keni përvojë menaxheriale, një përgjigje e mirë do të ishte se “Unë nuk kam përvojë menaxheriale, por më është dhënë e drejta të drejtoj projekte të ndryshme gjatë të cilave u delegova detyrat bashkëpunëtorëve të tjerë dhe arritëm rezultate të kënaqshme. Bazuar te kjo, unë jam i sigurt se mund të menaxhoj në mënyrë efektive një ekip dhe jam i gatshëm të mësoj nga ata që janë më lart”.

Gjithmonë tregohuni sa më të sinqertë kur diskutoni fushat në të cilat nuk jeni plotësisht të kualifikuar, dhe sigurohuni që ta “kthejeni atë nga ajo që nuk e dini në atë që keni njohuri”. /Telegrafi/