LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj vlerëson rolin e Iowas në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Haradinaj vlerëson rolin e Iowas në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Kryeministri i  Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qëndruar në Senatin Amerikan, ku ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.

Në këtë takim Haradinaj ka biseduar për aktualitetin politik në Kosovë dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka falënderuar Senatoren Ernst për mbështetjen e pa rezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në veçanti të shtetit të Iowa-s dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, të zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit.


Haradinaj e ka njoftuar Senatoren Ernst për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë, për sundimin e rendit dhe ligjit, për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës në krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit, për përmbushjen e Agjendës së Konsolidimit ndërkombëtarë të vendit dhe reformave të gjithanshme në funksion të përmirësimit dhe të rritjes së mirëqenies sociale për qytetarët e Kosovës.

“Marrëdhënia bilaterale që Kosova e ka me shtetin e Iowa-s, është dëshmia më e mirë e miqësisë së përjetshme që Kosova e ka me ShBA-të. Jemi falënderues për përkrahjen që kemi nga populli dhe institucionet amerikane. Ky raport duhet të intensifikohet me bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit dhe ekonomisë”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast, ka ripërsëritur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të përfshira në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht obliguese për të dy vendet, e cila do t’i kontribuonte paqes dhe stabilitetit në rajon.

Duke vënë theksin në fushën e zhvillimin ekonomik, kryeministri Haradinaj tha se Kosova ka krijuar ambient të përshtatshëm për investimet e huaja direket, ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin.

“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane dhe investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të mirëseardhura në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke iu referuar vizitës së fundit në Kosovë të një delegacioni nga Iowa,  Haradinaj tha se janë arritur marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha, si në ekonomi, biznes, arsim dhe në projektet e binjakëzimit dhe kjo është dëshmi e mirë se partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve tona është i një rëndësie të veçantë për Kosovën.

Senatorja, Joni Ernst, gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj ka përgëzuar atë dhe institucionet e Kosovës, për të arriturat dhe përkushtimin e tyre në avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës. Ndërkaq, shprehu besimin e saj të plotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojnë mbështetjen e Republikës së Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, poashtu edhe në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Kalo në kategori