LAJMI I FUNDIT:

Cher tregon edhe njëherë se nuk është pajtuar me Madonnan

Cher tregon edhe njëherë se nuk është pajtuar me Madonnan
Cher, Madonna (Foto: Getty Images)

Është e ditur publikisht se këngëtaret Cher dhe Madonna, asnjëherë nuk kanë shkuar mirë me njëra-tjetrën, ndërsa zënka e tyre daton prej shumë vitesh.

Kësaj radhe, gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Ellen DeGeneres, Cher ka treguar edhe një herë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se edhe pas kaq shumë vitesh nuk e ka ndërruar mendimin për Mbretëreshën e muzikës pop.

Cher (Photo by John Phillips/Getty Images)

Në kuadër të pjesës së emisionin “Rregulli pesë sekonda”, në të cilin mysafiri duhet ta japë përgjigjen brenda pesë sekondash, Ellen e ka pyetur këngëtaren se më kë do të dëshironte të bënte duet.


Lajmet për Cher
Lexo po ashtu Lajmet për Cher

“Adele, Pink, jo me Madonnan”, ka qenë përgjigja e Cher që e bëri të qeshë nikoqiren.

Mediat amerikane raportojnë se 72-vjeçarja ka dashur të tregojë në këtë mënyrë edhe një herë se nuk e pëlqen aspak Madonnan.

Zënka e tyre ka filluar që në vitin 1991, kur gjatë një interviste për CBS, Cher e kishte dhënë mendimin e saj për Madonnan.

Lajmet për Madonnan
Lexo po ashtu Lajmet për Madonnan
Madonna (Photo by Paul Zimmerman/Getty Images)

“Ka diçka te ajo që nuk më pëlqen. Është e keqe. Nuk më pëlqen kjo. Më kujtohet se e kam ftuar disa herë në shtëpi, sepse Sean Penn dhe unë ishim miq, ndërsa ajo ishte shumë e paedukatë. Bënte sjellje fëmijërore gjatë gjithë kohës”, kishte thënë asokohe Cher. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë, as varrin s’ia dimë” - flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori