LAJMI I FUNDIT:

Nigeri, nusja-fëmijë shitet 20 euro tek një plak

Nigeri, nusja-fëmijë shitet 20 euro tek një plak

“Isha një vajzë e lumtur deri ditën kur më thanë se do më çonin tek shtëpia e burrit tim të ardhshëm. Iu thashë prindërve se më mirë të vdisja se sa të martohesha me një plak”.

Nis kështu rrëfimi i Dorothy, një nuse-fëmijë. Në fshatin e saj, më Obidi në juglindje të Nigerisë, vajzat shiten si nuse në këmbim të parave. Familjet i detyrojnë vajzat mbi 4 apo 5 vjeçe që të martohen me burra shumë më të mëdhenj. I quajnë “nuse për para” dhe martesa shërben për të paguar një borxh. Në raste të tjera të miturat shiten për shuma të vogla parash, si të ishin kafshë.


“Një ditë erdhi të më takonte një halla ime, duke më premtuar se do më largonte nga ai njeri. Nuk ishte e vërtetë, pasi kur u arratisa, më kapën dhe më dorëzuan sërish tek ai. Të nesërmen erdhën disa gra në fshat për të më ndëshkuar. Kur tentova të ngrihem pashë Philips, plaku që donin të bëhej im shoq. Në atë moment gratë më mbanin dhe më shtrinë në tokë. Aty ai më përdhunoi”, tregon Dorothy.

Ajo shton se pak javë më vonë nisi të kishte nisur të ndjente të përziera dhe pak më vonë zbuloi se ishte shtatzënë. Më tej u bë me pesë fëmijë me të, të cilët janë të kequshqyer dhe gruaja duhet të kujdeset e vetme, pasi i shoqi është shumë i moshuar.

Vajzat e mitura shiten për minimumi 10.000 naira nigeriane, ose rreth 20 euro. Në çmim mund të përfshihen edhe dhi apo derra të cilat jepen bashkë me to, shkruan noa.al.

Familjet pasi i shesin i lajmërojnë që të mos arratisen për asnjë arsye nga burrat e tyre.

Në martesat për para, siç ndodhin në fisin Becheve, të miturat u përkasin burrave që i blejnë. Ndërkohë nëse burri vdes, e mitura “trashëgohet” nga të afërmit e tij. Por tradita është edhe më mizore se kaq! Në rast se nusja-fëmijë vdes pa sjellë në jetë një fëmijë, prindërve iu kërkohet një vajzë tjetër për të zëvendësuar.

Richard Akonam është një misionar i krishterë i angazhuar në shpëtimin e nuseve-fëmijë, ku së bashku me vullnetarë të tjerë të Faith House Missions, kanë dhjetëra të tilla. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori