LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, shënohet Dita Botërore e Personave me pengesa në dëgjim

Maqedoni, shënohet Dita Botërore e Personave me pengesa në dëgjim

Lidhja Kombëtare e personave të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar të Maqedonisë të premten do ta shënojë Ditën Botërore të Personave të Shurdhër dhe Dëgjim të Dëmtuar dhe 70-të vjetorin nga themelimi i saj me manifestim që do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë.

Në manifestim do të marrin pjesë më shumë se 250 anëtarë (persona të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar) nga shoqatat përgjatë gjithë Maqedonisë, nxënës të shurdhër nga shkollat Partenie Zografski – Shkup dhe Entit për Rehabilitim të Fëmijëve me Dëgjim të Dëmtuar Koço Racin – Manastir, të cilët do ta begatojnë shënimin me paraqitjen e tyre. Do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nga Qeveria, si edhe kryetarë nga komunat e Qytetit të Shkupit, të cilat dhanë kontribut në organizimin e kësaj ngjarje.


Fjalim do të ketë edhe kryetari i Lidhjes, Tomica Stojanovski, i cili do t’i njoftojë të pranishmit për gjendjen momentale të Lidhjes si dhe për organizimin.

Do t’i njoftojë edhe për të gjitha reformat në Lidhjen që në dy vitet e ardhshme planifikohen të zbatohen, për të gjitha projektet e reja të cilat në të ardhmen planifikon Lidhja që t’i realizojë, ndërsa janë të nevojshme me qëllim që të arrihet përgjigje efektive për nevojat e personave të shurdhër dhe me pengesa në dëgjim në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori