LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat bartet në Kupën EFL

Formacionet zyrtare: Derbi ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat bartet në Kupën EFL

Shorti për raundin e tretë të EFL Cup (të njohur edhe si Carabao Cup) i ka nxjerrë përballë Liverpoolin dhe Chelsean.

Dy rivalët e futbollit anglez do të ndeshjen në Anfield për të kërkuar një vend në raundin e katërt.

Redsat janë në formë fantastike në këtë fillimsezoni në Ligën Premier, ku i kanë fituar të gjashtë ndeshjet e parë dhe kryesojnë në tabelë.


Njëherësh, të zgjedhurit e Jurgen Klopp e filluan mbarë edhe Ligën e Kampionëve duke fituar kundër Paris Saint-Germainit (3-2) në ndeshjen e parë të fazës grupore.

Nga ana tjetër, ekipi i Maurizio Sarrit pas katër fitoreve radhazi në kampionatin anglez, barazoi pa gola kundër West Ham Unitedit dhe ka mbetur dy pikë prapa liderit.

Formacioni startues i Liverpoolit: Mignolet, Clyne, Lovren, Matip, Moreno, Fabinho, Milner, Keita, Shaqiri, Mane, Sturridge.

Formacioni startues i Chelseat: Caballero, Azpilicueta, Christensen, Cahill, Emerson, Fabregas, Kovacic, Barkley, Moses, Willian, Morata.

Pritet të shihet se cila nga këto skuadra do të jetë më e vendosur në kërkim të kualifikimit të mëtutjeshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Pse fanellat e dy legjendave të Man Utd janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në Anfield

Premier League
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga
Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Super Topi i Artë i pakapshëm: Një nder i veçantë i fituar nga vetëm një legjendë e futbollit

Ndërkombëtare

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Lëndimin më të çuditshëm që mund ta keni dëgjuar e ka pësuar sulmuesi i Boltonit

Ligat tjera
Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Reagimi i Serhou Guirassy ndaj mospërfshirjes për Topin e Artë bëhet viral

Bundesliga
Kalo në kategori